E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Babai shet të bijën e mitur tek 55-vjeçari, për të ushqyer familjen

Parwana Malik, një vajzë 9-vjeçare me sy të errët dhe faqe rozë, qesh me miqtë e saj ndërsa ata luajnë me litar kërcimi në një vend me pluhur. Por e qeshura e Parwana-s zhduket kur ajo kthehet në shtëpi, një kasolle e vogël me mure dheu, ku i kujtohet fati i saj: ajo po i shitet një të huaji si nuse.

Burri që dëshiron të blejë Parwana-n thotë se është 55-vjeç, por për të, ai është “një plak” me vetulla të bardha dhe mjekër të bardhë e të trashë, tha ajo për CNN më 22 tetor. Ajo shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Parwana, 9-vjeç, e veshur rozë, luan me miqtë në kampin e zhvendosjes në periferi të Qala-e-Naw, në provincën Badghis të Afganistanit. Por prindërit e saj thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihmat humanitare dhe nga puna e varfër duke fituar disa dollarë në ditë. Por jeta është bërë më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, më 15 gusht.

Ndërsa ndihma ndërkombëtare thahet dhe ekonomia e vendit shembet, ata nuk janë në gjendje të përballojnë nevojat bazë si ushqimi. Babai i saj tashmë e shiti motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë.

Parwana është një nga shumë vajzat e reja afgane, të shitura për martesë, ndërsa kriza humanitare në vend thellohet. Uria ka shtyrë disa familje të marrin vendime të vështira, veçanërisht kur afrohet dimri.

Prindërit i dhanë CNN akses të plotë dhe leje për të folur me fëmijët, dhe për të treguar fytyrat e tyre, sepse ata thonë se nuk mund ta ndryshojnë praktikën vetë.

“Dita-ditës, numri i familjeve që shesin fëmijët e tyre po rritet”, tha Mohammad Naiem Nazem, një aktivist i të drejtave të njeriut në Badghis. “Mungesa e ushqimit, mungesa e punës, familjet mendojnë se duhet ta bëjnë këtë”.

Një zgjedhje e pamundur

Abdul Malik, babai i Parwana-s, tha se nuk mund të fle natën. Përpara shitjes, ai i tha CNN se është “thyer” nga faji, turpi dhe shqetësimi.

Ai ishte përpjekur të shmangte shitjen e saj. Udhëtoi për në kryeqytetin provincial Qala-e-Naw për të kërkuar punë por pa sukses, madje duke marrë hua “shumë para” nga të afërmit dhe gruaja e tij iu lut banorëve të tjerë të kampit për ushqim.

Por ai ndjeu se nuk kishte zgjidhje, nëse dëshiron të ushqejë familjen e tij.

“Ne jemi tetë anëtarë të familjes”, tha ai për CNN. “Duhet të shes për të mbajtur gjallë anëtarët e tjerë të familjes”.

Paratë nga shitja e Parwana-s, do ta mbajnë familjen vetëm për disa muaj, përpara se Malik të gjejë një zgjidhje tjetër, tha ai.

Parwana tha se shpresonte të ndryshonte mendjen e prindërve të saj. Ajo kishte ëndrra të bëhej mësuese, dhe nuk donte të hiqte dorë nga arsimimi i saj. Por lutjet e saj ishin të kota.

Më 24 tetor, Qorban, blerësi, i cili ka vetëm një emër, mbërriti në shtëpinë e saj dhe i dorëzoi 200.000 afganë (rreth 2.200 dollarë) në formën e deleve, tokës dhe parave të gatshme tek babai i të miturës.  “Kjo është nusja juaj. Ju lutemi kujdesuni për të … ju lutem mos e rrihni”.

Qorban nuk e përshkroi shitjen si martesë, duke thënë se ai tashmë kishte një grua që do të kujdesej, për Parwana-n sikur të ishte një nga fëmijët e tyre.

“(Parwana) ishte e lirë, dhe babai i saj ishte shumë i varfër dhe ai kishte nevojë për para”, tha Qorban. “Ajo do të punojë në shtëpinë time. Unë nuk do ta rrah. Do ta trajtoj si një anëtar të familjes. Do të jem i sjellshëm”.

Parwana fshehu fytyrën e saj dhe pëshpëriti ndërsa babai i saj duke qarë i tha Qorbanit: “Kjo është nusja juaj. Ju lutemi kujdesuni për të. Ju jeni përgjegjës për të tani, ju lutem mos e rrihni”. Qorban pranoi, më pas kapi krahun e saj dhe e nxori nga dera.

Që nga marrja e pushtetit nga talibanët, histori si ajo e Parwanas kanë qenë në rritje.

Megjithëse martesa me fëmijë nën 15 vjeç është e paligjshme në mbarë vendin, ajo është praktikuar zakonisht për vite me rradhë, veçanërisht në pjesët më rurale të Afganistanit. Dhe është përhapur vetëm që nga gushti, i nxitur nga uria dhe dëshpërimi i përhapur.

Më shumë se gjysma e popullsisë po përballet me pasiguri akute ushqimore, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar këtë javë. Dhe më shumë se 3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç, përballen me kequshqyerje akute në muajt e ardhshëm. Gjatë gjithë kohës, çmimet e ushqimeve po rriten, bankave po u mbarojnë paratë dhe punëtorët nuk paguhen.

Gati 677,000 njerëz janë zhvendosur këtë vit për shkak të luftimeve, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA). Shumë prej tyre jetojnë në tenda.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...