Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

FAKTET/ Projekti i Teatrit të ri Kombëtar është plagjiaturë (FOTO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
FAKTET/ Projekti i Teatrit të ri Kombëtar është plagjiaturë (FOTO)

Projekti i Teatrit Kombëtar prezantuar nga kryeministri Rama është plagjiaturë. Pas një beteje të gjatë ku përfundoi me dhunë e të lënduar, rezultati nuk është gjë tjetër veçse një projekt i vjedhur.

Pas një përballje të gjatë me artistët, Rama prezantoi pas 24 orësh kur godina ishte hedhur në erë, atë që e cilësonte si një skenë dinjitoze, një tjetër destinacion kulturor të përmasave evropiane në çdo aspekt.

Teksa demonstroi me anë të disa fotove projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, një lum komentesh shpërthyen në adresë të tij në Facebook. Këtu lindën dyshimet, e pas një kërkimi të thjeshtë në Google, vihet re lehtësisht se bëhet fjalë për një projekt të vjedhur.

Teatri i ri është projektuar nga Grupi Bjarke Ingels (BIG), i cili ngjan si propozimi i vitit 2011 i studios Forma Architect për Busan Opera House në Korenë e Jugut.

Irina Miroshnikova, një nga projektueset kryesore të studios arkitektonike të variantit origjinal, pra të Busan Opera House, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke shkruar: Rastësi? Nuk mendoj kështu.

Miroshnikova lë të kuptojë se projekti i prezantuar nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë; nuk është gjë tjetër veçse një kopje.

Ajo çfarë ajo denoncon me foto është se projekti është i vjedhur. E thënë më thjeshtë: Kanë vjedhur një projekt në Google. Arkitektja ukrainase denoncon vjedhjen e punës së saj dhe të kolegëve. Provat janë se nuk kanë patur asnjë projekt, dhe atë që kanë parë të arsyeshme është një kërkim në google search.

Ja kush është skuadra e arkitektëve ukrainas që kanë bërë projektin e Koresë: Oleksiy Petrov, Irina Miroshnykova, Dmytro Prutkin, Alice Magirovskaya, Anton Izhakevich, Ksenia Dmitrenko Porositësi: Busan Metropolitan.

Znj. Miroshnikova nuk është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës për ndonjë projekt. Dy vite më parë, Rama u shpreh se ky projekt është hartuar nga arkitekti Bjorke Ingles, i cili para aktorëve prezantoi projektin dhe u shpreh se do të jetë një godinë me një dizajn modern që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Rama po ashtu edhe arkitekti theksoi se gjithë ky projekt është hartuar nga studio “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, dhe është një projekti i hartuar vetëm për Teatrin Kombëtar.

Projekti i prezantuar nga Rama ka një ngjashmëri të madhe me një projekt në Korenë e Jugut, i hartuar për qytetin Busan, i menduar për ndërtimin e një “Opera”. Ky projekt është hartuar në vitin 2011 dhe mban firmën e disa arkitektëve ukrainas. Vetëm nga një kërkim i thjeshtë kupton se projekti i Teatrit Kombëtar është kopjuar nga studio “Forma Architects” e cila ka hartuar projektin për Operan në Korenë e Jugut. Të dy projektet në fjalë ngjajnë si dy pika uji, e ndërsa Rama po e shet si punë të arkitektit Bjarke Ingels.

Tags: arkitekti danez Bjarke IngelsIrina MiroshnikovaprojektiramaTeatri Kombetar

TË LIDHURA

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit
Aktualitet

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit

20:19 | 11/12/2025
Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar
Politikë

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

20:14 | 11/12/2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë
Politikë

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

19:57 | 11/12/2025
Next Post
Kërkohej ndërkombëtarisht/ Arrestohet në Durrës 44-vjeçari

Kërkohej ndërkombëtarisht/ Arrestohet në Durrës 44-vjeçari

Ndërpritet ‘Zgjedhorja’, Rudina Hajdari apel PD-së

Ndërpritet ‘Zgjedhorja’, Rudina Hajdari apel PD-së

Thirret Këshilli Bashkiak, Topollaj zbardh skandalin

Thirret Këshilli Bashkiak, Topollaj zbardh skandalin







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues
Showbizz

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

by mirseda
21:09 | 11/12/2025
0

Viti i kaluar shënoi një sukses të madh për Rozana Radin dhe Sany Dimitrin, të cilët triumfuan...

Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues

Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues

21:07 | 11/12/2025
FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit

20:19 | 11/12/2025
Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

20:14 | 11/12/2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

19:57 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com