Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Fakte tronditëse do të dalin”, paralajmëron ish-deputeti i LSI-së

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fakte tronditëse do të dalin”, paralajmëron ish-deputeti i LSI-së

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari deklaron se marrëdhëniet mes partive të opozitës së bashkuar pas 30 qershorit, janë më të forta dhe korrekte.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Braimllari u shpreh se Rama po tenton të krijojë diversion sikur PD-ja dhe LSI-janë janë dakord për 13 tetorin. Ai paralajmëroi se do të dalin fakte tronditëse jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të mazhorancës.

“Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, tha Braimllari.

Braimllari komentoi edhe situatën e 30 qershorit teksa shprehet se Rama u përpoq të instalonte monizmin, por u refuzua nga 85% e shqiptarëve.

“30 qershori ishte përpjekje e Ramës për të instaluar monizmin. 85% e shqiptarëve refuzuan të merrnin pjesë. U vërtetua që KQZ është organizatë politike e Ramës. Prej disa javësh nuk ka nxjerrë ende rezultatin, sepse janë futur në bunkerin e PS dhe po raportojnë shifrat me njëri-tjetrin. E gjithë politika e Ramës është ndërtuar mbi bazën e klientelizmit. Rama po fut në luftë civile shqiptarët. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte jashtëzakonisht e ulët, ne kemi fakte”, deklaroi ish-deputeti.

Pjesë nga intervista e Braimllarit:

Pse LSI nuk denoncon si PD?

Ne jemi të rakorduar në këtë proces, kemi të gjithë fakte. Vasili ka denoncuar me fakte konkrete se si në kuti kishte më shumë vota se votues. Thelbi kryesor është se 30 qershori u bojkotua masivisht dhe u vërtetua se Rama ka frikë të garojë edhe i vetëm. Manipulimi i buron nga brenda Rama. Ai është personi që ka shkatërruar proceset demokratike të zgjedhjeve.

Marrëdhëniet e LSI me PD pas 30 qershorit?

Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli.

Nëse krijohen kushtet, ju shkoni në zgjedhje më 13 tetor edhe me Ramën kryeministër?

Ne duam zgjedhje të drejta e të ndershme, ky është kusht i panegociueshëm i opozitës. Anëtarët e PS në KQZ do të mbajnë përgjegjësi penale. Ne kemi një dekret presidenti që duhet zbatuar nga të gjithë, për sa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Rama ka dosje të tyre dhe ju ushtron presion të vijojnë aktivitetin e paligjshëm. Edhe ministrat janë kukulla aty. Ne demaskuam një proces farsë të votimeve më 30 qershor. Ka tre javë që KQZ nuk nxjerr rezultatet.

Beteja e radhës?

Beteja jonë është që Shqipërinë t’ua kthejmë shqiptarëve, që Shqipëria të dalë nga varfëria, që të ketë mundësi punësimi në vend dhe që të rinjtë të mos largohen nga vendi. Beteja është që të mos kemi një ekonomi të centralizuar, por një ekonomi që iu shërben shqiptarëve. Nuk ka pushime për opozitën, do vazhdojmë me protesta. Opozita nuk ka luksin të pushojë, sepse as shqiptarët nuk po pushojnë. Ne jemi përditë në takime, si pjesë e aksionit opozitar. Shumë shpejt do të merrni vesh edhe hapin e radhës.

Tags: 30 qershoriendrit braimllarifaktemazhorancaUlsi Manja

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital
Aktualitet

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

09:37 | 20/04/2026
Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%
Analizë

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

09:07 | 20/04/2026
Next Post
Video/ Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese

Video/ Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese

Përlotet Merita Halili: Kam sakrifikuar shumë si nënë (VIDEO)

Përlotet Merita Halili: Kam sakrifikuar shumë si nënë (VIDEO)

Makina përplaset me bordurën, tre të plagosur

Makina përplaset me bordurën, tre të plagosur







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

by mirseda
09:40 | 20/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale’, ku ndër të tjera ka...

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

09:37 | 20/04/2026
Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri të Kosovës

Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri të Kosovës

09:35 | 20/04/2026
“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve

“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve

09:08 | 20/04/2026
Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

09:07 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com