Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fake News/Gazetarët e njohur: Ja kur thuhen të vërtetat dhe gënjeshtrat në media!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Fake News/Gazetarët e njohur: Ja kur thuhen të vërtetat dhe gënjeshtrat në media!

Në ditët e sotme të lexosh “fake news nuk është diçka e pamundur. Madje sipas studimeve, historitë false kanë më shumë probabilitet të bëhen virale krahasuar me ato të vërtetat. Për të diskutuar më tepër mbi këtë çështje, disa prej emrave më të njohur të gazetarisë shqiptare dhe gjyqësorit u mblodhën në një panel të organizuar nga fondacioni “Qemal Stafa”. Në një takim me studentë, ata folën për vërtetësinë e lajmit, përhapjen e lajmeve të rreme, si edhe lidhjen e politikës me mediat.

“Në Shqipëri që një lajm është gënjeshtër dhe jo i vërtetë, nuk është fenomen i ri. Ne sot endemi të përgënjeshtrojmë ato lajme që dolën në 45 vjet. “Fake news” në vendin tonë ka filluar që në qeverinë e parë të shtetit, që në kohën e Ismail Qemalit,”-tha para të rinjve gazetari Roland Qafoku.

Teksa në vitin 2017 “fake news” u cilësua si fjala e vitit, shumë fajësojnë portalet dhe qeveritë e sotme për përhapjen e këtij fenomeni. Por, për gazetaren Rudina Xhunga, “fake news” është pjesë e medias shqiptare. Nuk filloi me hapjen e portaleve, veçse u shtua me to.

““Fake news” është përhapur nga njerëz që përfitojnë dhe ata që e pësojnë, janë pikërisht ata që e besojnë. Por, mbase as nuk kanë lidhje fare. Mënyra për të shpëtuar është të mësosh, të zhvillosh logjikën dhe njohuritë personale.”

Për gazetarin Alfred Peza problemi nuk qëndron vetëm në përhapjen e lajmeve të rreme. Por, ato së fundmi po kombinohen me disa fakte të vërteta, për tu krijuar një gënjeshtër më e sofistikuar. Sipas tij, mediat në Shqipëri janë shtuar shumë, por përsëri nuk kanë liri.

“Shembulli është rasti i Babales, u morën disa të dhëna të vërteta, për të krijuar një rrëmujë të pavërtetë. Por, deri sa të kuptohet e vërteta, “fake news” ka marr dhenë. Pasi gënjeshtra shkon më shpejt te njerëzit.

Rrallë gjen një drejtor të përgjithshëm të një televizioni që të mos jetë edhe pronari, apo djali, ose vëllai i pronarit. Ky është një regres shumë i madh. Nuk ka të vërtetë që një nga mediat shqiptare nuk e publikon dot më. Ne kemi pluralizëm të mediave, por nuk kemi liri të plotë.”

Ndërkohë gazetari Muhamed Veliu shprehu se janë të shumta mediat të cilat kanë për pronarë biznesmen. Të cilët për hatër të zhvillimit të bizneseve të tyre, bëjnë marrëveshje me qeverinë dhe përdorin median që drejtojnë.

“Janë drejtuesit e mediave, ata të cilët kanë shkuar në prehër të kryeministrit Rama. Po ashtu edhe në të shkuarën kanë bërë marrëveshje me kryeministrat e kohës. Kjo pasi ata nuk janë vetëm pronarë të mediave, kanë një sërë biznesesh të tjera. Dhe për të fuqizuar këto biznese, ulen dhe bëjnë marrëveshje me politikën.”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se midis gjyqësorit dhe mediave duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë. Dhe gazetarët, veçanërisht ata të kronikës duhet të jenë më të kujdesshëm të mos prishin hetimin për një çështje të caktuar.

“Mediat kontrollohen politikisht, kjo është e vërtetë. Mirëpo, ato kanë kapur maksimumin e kontrollit politik. E kanë arritur kulmin e dëmit që kanë sjellë në shoqëri. Më parë midis Prokurorisë dhe mediave kishte një bashkëpunim shumë të mirë. Pasi ne kishim për interes të zbulonim çështjen dhe gazetarët, ata seriozë i transmetonin faktet publikut. Gjithmonë pa prishur hetimin. Kjo marrëdhënie duhet të vazhdojë, pasi të dyja palët ndihmojnë njëra-tjetrën.”

Dy janë arsyet kryesore përse shpërndahen “fake news”, një pasi lajmi i rremë do të thotë më shumë klikime, e rrjedhimisht përkthehet në para. Dhe pjesa tjetër lidhet me marrëveshjet politike. Me lindjen e një numri të madh portalesh dhe lehtësinë e shpërndarjes së “fake news”, rritet mundësia që këto lajme të përhapen më shumë. Ndaj për këtë është nevoja e krijimit të një ligji.

“Të dënosh një njeri që përhap  “fake news” është mirë. Por, në fund të fundit ai që ka përhapur një lajm të rremë, ka paguar. Ndaj, në rast se ti paguan për ta bërë këtë gjë, shumë lehtë paguan për tu mbrojtur nga gjoba me të cilën dënohesh,”-shprehet Xhunga.

Drejtoresha ekzekutive e fondacionit “Qemal Stafa” thotë se janë nisur të merren hapa ndaj ndëshkimit të gjithë atyre që shpërndajnë lajme të rreme. Veçanërisht kur ato përhapen në rrjete sociale.

“Është propozuar që mediat sociale, siç është Facebook mund të gjobitet me një shumë të caktuar. Në momentin që brenda 24 orëve nuk bllokon të gjithë ata që kanë shpërndarë dhe kanë qenë burim i lajmeve të rreme.”

Për ish-prokurorin Hajdari midis Prokurorisë dhe medias, kjo e fundit ka qenë më e saktë në raportimin dhe ndjekjen e çështjeve.

“Më produktive në raport me publikun dhe shoqërinë është media dhe jo prokuroria. Me këtë katrahurë ku përfundoi Prokuroria në Shqipëri gjatë mandatit të prokurorit të fundit, shyqyr që ishte media. Pasi në këtë mënyrë mbajti gjallë çështje shumë të rëndësishme, për të cilat organi i akuzës fjeti gjumë gjatë këtyre 5-6 viteve.” Tirana Today

Tags: Fake NewsgazetaregenjeshtraGjykatalajme te rremelajme të vërtetaligjemediat shqiptarepolitika gjyqësoriProkuroria

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Stërvitje intensive, McGregor “tremb” rusin Khabib (Video)

Stërvitje intensive, McGregor “tremb” rusin Khabib (Video)

Vasili: Shqiptarët pa drejtim, Rama la Shkodrën në mëshirë të fatit

Vasili i prerë: Po ndryshuan ligjin e teatrit do ndryshojnë edhe Kryeministrin

Luis Enrique “tradhton” Barcelonën, pas 16 vitesh Spanja dominohet nga…

Luis Enrique “tradhton” Barcelonën, pas 16 vitesh Spanja dominohet nga...

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com