E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Evropa kishte nevojë për kufij, dhe koronavirusi i “ndërtoi” ato

Nga: Caroline de Gruyter “Foreign Policy”

Në vitin 1996, një grup shkencëtarësh, akademikësh, nëpunësish civilë dhe artistë evropianë u takuan në qytetin portugez të Koimbras për të diskutuar mbi identitetin evropian: A ekziston ai, dhe nëse po çfarë do të thotë?

Të gjithë pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre personal. Por shumë prej tyre vunë në dukje se për sa kohë që mbetet e paqartë se ku përfundon Bashkimi Evropian, dhe kush i përket atij dhe kush jo, objektivat politikë evropianë mbeten të paqartë.

E si mund të identifikohen qytetarët me objektiva të paqarta politike? Antropologia Merion Mekdonald tha: “Identiteti ndërtohet relativisht lehtë. Ju e dini më qartë se kush jeni, përmes asaj që nuk jeni. Për shembull, është relativisht e lehtë të ndihesh ‘evropian’ kur viziton Japoninë, për shembull.

Tani shihni se çfarë po bën Evropa gjatë pandemisë së koronavirusit: Ajo ka nisur të ngrejë kufijtë. Në pah po del një ndryshim i dukshëm midis “neve” dhe “të tjerëve”, duke çuar në një ndjenjë më të fortë të përkatësisë midis evropianëve. Kjo prirje ka pasur tashmë degëzime politike.

Diskutimi në Koimbra ishte një apel për përcaktimin e kufijve gjeografikë, vlerave të përbashkëta dhe qëllimeve politike. Gjatë Luftës së Ftohtë ato kufij kishin qenë po atje, të vizatuar nga rrethanat e jashtme. Në atë kohë, ishte e qartë se kush ishin evropianët, dhe çfarë vlerash mbronin.

Kjo sepse ishte gjithashtu e qartë se kush nuk ishin, dhe çfarë mbronin kundërshtarët e tyre. Pas vitit 1989, ky dallim u zhduk. Kufijtë u fshinë, armiqtë u bënë miq. Dhe duke i mirëpritur vendet që kishin qenë dikur prapa ‘Perdes së Hekurt’, BE u dha atyre një perspektivë.

Kjo, u argumentua në atë kohë, se do të ndihmonte në parandalimin e një vakumi të rrezikshëm përgjatë kufijve të jashtëm të Evropës.

Por ku ishin pikërisht ato kufij? Askush nuk e dinte më këtë gjë. Gjithçka ishte e paqartë.

A do të futej Ukraina në BE? Po Turqia, një vend mysliman? Si do ta ndryshonte kjo klubin e krishterë? Shumë evropianë bënë pyetje të tilla. Por politikanët nuk i kthyen kurrë përgjigje. Ata nuk i dinin as vetë përgjigjet. Dhe kjo sjellje e nxiti euroskepticizmin. Këtu ndikon edhe lodhja nga zgjerimi i unioni, dhe kërkesa në rritje për emigrantë.

Tani në vitin 2020, po ndodh diçka e jashtëzakonshme:Epoka e paqartësisë duket se po merr fund. Po ngrihen kufijtë midis evropianëve dhe pjesës tjetër të botës, kufijtë mendorë dhe ato fizikë. Kjo po ndodh për shumë arsye. Për shembull, Brexit, e ka detyruar Evropën të vendosë një kufi me Mbretërinë e Bashkuar.

Kufijtë janë gjithashtu një përgjigje ndaj sulmeve terroriste të ndodhura vitet e fundit. Por pandemia e koronavirusit, është një katalizator më i fuqishëm. Në fillim, ajo krijoi kaos në Evropë. Çdo shtet anëtar i BE-së vendosi ​​masat e veta kombëtare. Kjo gjë ishte ndoshta e pashmangshme:Shëndeti publik nuk është një kompetencë evropiane.

Por teksa disa vende u mbyllën hermetikisht, dhe të tjerat bllokuan dërgesat e maskave të fytyrës për fqinjët e tyre, tregu i brendshëm evropian u prish. Dhe kjo tronditi qeveritë e BE-së. Pavarësisht nga dallimet mes tyre, ato të gjitha e dinë se paqja dhe prosperiteti evropian i pasluftës varet nga tregu i brendshëm.

Tregu është themeli ekonomik dhe politik i Evropës. Asnjë qeveri e BE-së nuk donte të hiqte dorë nga kjo. Ndaj u organizuan menjëherë. Përshpejtuan procedurat për kamionët në kufijtë e brendshëm, i dërguan njëra-tjetrës pajisje mjekësore dhe rregulluan ndihma financiare për rajonet e prekura.

Lexo edhe :   BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

Gjatë krizës së euros, atyre iu deshën 3-4 vjet për të krijuar një fond të shpëtimit. Këtë vit, një fond rimëkëmbje 750 miliardë euro u krijua në 3 ose 4 muaj, përfshirë një mekanizëm revolucionar të financimit të borxhit kombëtar përmes buxhetit të BE-së.

Këto hapa i dhanë një kuptim të ri “solidaritetit”. Papritmas, gjermanët nisën të këndonin këngën e famshme “Bella Ciao” për italianët në karantinë. Pacientët francezë dhe ata holandezë me Covid-19 u trajtuan falas në Gjermani. Njerëzit blinin ushqime për njëri-tjetrin.

Një gjendje e re shpirtërore u shfaq në shoqërinë evropiane. Në krizën e euros dhe atë të emigracionit, vendet evropiane ranë pre e refleksit kombëtar-sovran. Covid-19 i afroi evropianët më pranë njëri-tjetrit. Por në mars, BE-ja i mbylli kufijtë e saj të jashtëm me vendet e treta.

Lexo edhe :   BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

Kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkoi në kufirin e Greqisë me Turqinë, dhe deklaroi se Evropa solidarizohej me Greqinë, dhe nuk do t`a vinte më nën presion. Me helikopterët dhe rojet e armatosur kufitare në sfond, mesazhi ishte i nënkuptuar, por i qartë: Këtu mbaron Evropa.

Turqisë, që ka qenë një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE që nga viti 1999, iu tha indirekt se pranimi ishte jashtë diskutimit. Por edhe evropianët e kuptuan kështu. Për këtë ka një paralele historike. Perandoria Habsburge, që i ngjan BE-së në shumë aspekte, nuk kishte kufij me Perandorinë Osmane për një kohë të gjatë.

Por në shekullin XVIII-të, kur sëmundjet infektive erdhën nga territori osman, Habsburgët ndërtuan postat e tyre të para kufitare me kulla vrojtimi, dhe godina të posaçme për karantinimin e udhëtarëve, bagazheve dhe mallrave të tyre. Në kufi u caktuan mijëra ushtarë, nga të gjitha anët e perandorisë.

Evropa po bën diçka të ngjashme tani, sërish e nxitur nga një pandemi. Dhe në fakt, ndërsa shumica e qytetarëve duan që kufijtë e brendshëm të Evropës të qëndrojnë të hapur, ata këmbëngulin që kufijtë e jashtëm të policohen dhe kontrollohen më mirë.

Por të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe demokracia janë gjithashtu në listën e tyre të prioriteteve. Kjo gjë tingëllon si shumë kontradiktore. Frontex, roja kufitare e Evropës, që sapo është zgjeruar me qindra roje të tjera, për të mburritu në një trupë prej 10.000 efektivësh, akuzohet tashmë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian, i kanë bërë së fundmi thirrje drejtorit të saj që të japë dorëheqjen. Dhjetë vjet më parë, Evropa dukej e ndarë në kozmopolitë dhe nacionalistë. Tani shumë njerëz, përfshirë kozmopolitët, thonë se Evropa nuk mund të mbështetet më tek të tjerët, dhe duhet të jetë “strategjikisht autonome”.

Dhe kufijtë janë pjesë e kësaj autonomie. Pra Evropa, dikur një komunitet i zgjedhur, po bëhet një komunitet i nevojave. Shumë evropianë, jo vetëm nacionalistë, kanë frikë se mos humbasin kontrollin në një botë të rrezikshme. Ata kanë filluar t`a shohin BE-në si një mjet për të forcuar sovranitetin kombëtar.

Ata mund të mos jenë ende të kënaqur me BE-në, por sigurisht që janë më të lumtur në të. Por kjo nga ana tjetër nuk do të thotë që do të shfaqet papritmas një identitet evropian, apo se politika evropiane nuk do të përjetojë më ngërçe.

Burimi i lajmit: https://foreignpolicy.com/2020/12/04/europe-needed-borders-coronavirus-built-them/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...