E enjte, 3 Dhjetor, 2020
12 C
Tirana

Evropa e pafuqishme, në prag të poshtërimit të saj ekonomik dhe politik

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Nga Slawomir Sierakoawski “Market Watch”

Në vitin 2004, ekonomisti amerikan Xheremi Rifkin shkroi një libër që u bë një bestseller “Ëndrra evropiane”. Ai deklaroi ndër të tjera se shekulli XXI-të, do t’i përkiste Evropës, dhe madje do të varej prej saj. Sipas Rifkin, një Evropë që mbahej e bashkuar nga ideja e “unitetit në diversitet”, do të ishte përgjigjja më efektive ndaj globalizimit.

Evropa dukej se përfaqësonte një “vetëdije” të re globale, dhe një “çlirim nga skllavëria e materializmit”, e cila do të “zëvendësohej nga empatia”. Të gjithë e dimë si shkuan gjërat më vonë. Një SHBA materialiste, që Rifkini priste të lihej në hije nga Evropa, rezultoi më e afta në përballje me krizën financiare.

Brexit, krizat në Greqi dhe Katalonjë, dhe degradimi i demokracisë liberale në Evropën Qendrore dhe Lindore, kanë nxjerrë në pah mangësitë e unitetit në diversitet. Dhe reagimi armiqësor i shoqërive evropiane, ndaj valës së emigrantëve që u largoheshin luftërave dhe urisë, tregoi se empatia nuk ka arritur ende të kapërcejë materializmin.

Gabimi nuk ishte i Evropës, por i Rifkinit. Evropa nuk ishte, dhe nuk është e detyruar të ketë sukses. Madje ndërsa po mbyllet viti 2019, Bashkimi Evropian është në dukje i pafuqishëm, dhe i dorëzuar përballë sfidave të tij më të rëndësishme:përfundimit të integrimit ekonomik dhe politik të bllokut, krijimit të një politike të përbashkët në fushën e mbrojtjes, dhe madje edhe ruajtjes së standardeve themelore të sundimit të ligjit

Për shembull, qeveria polake po reagon ndaj një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në lidhje me shkeljet e pavarësisë së gjyqësorit, me miratimin e një ligji që do të lejojë shkarkimin e atyre gjyqtarëve, që do të kritikojnë shkeljet e kushtetutës polake. Kur drejtuesit e partisë qeverisëse Ligji dhe Drejtësi (PiS), thonë se “kjo kastë duhet të disiplinohet”, çfarë mund të bëjë BE-ja?

Analiza e Rifkin, nuk fokusohej shumë tek Kina, shfaqja e së cilës si një lidere globale, po sposton sot jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe Evropën. Kina është sot eksportuesja më e madhe në botë, dhe si prodhuesja më e madhe e makinave elektrike, mund të kalojë së shpejti edhe Gjermaninë, për t’u bërë lidere globale në industrinë e makinave.

Pozicioni i Amerikës si një fuqi udhëheqëse ushtarake, financiare dhe e inovacionit në botë, nuk kërcënohet as sot. SHBA-ja i rezistoi sfidave të ngjashme dikur nga Gjermania dhe Japonia, dhe ka shumë t’i ngjarë të rezistojë edhe kërcënimit konkurrues të Kinës. Por Evropa, nuk ka shumë të ngjarë ta bëjë këtë.

Në fakt, ne jemi dëshmitarë të një përmbysjeje të madhe të roleve midis Evropës dhe Kinës, në krahasim me shekullin XIX-të. Për Kinën, vitet 1800 ishin “epoka e poshtërimit”, një periudhë kur në vend depërtuan perandoritë franceze, britanike dhe gjermane, por edhe Rusia dhe SHBA-ja. Këto fuqi të huaja, imponuan traktate poshtëruese tregtare, e nënshtruan dhe e shfrytëzuan ekonomikisht Kinën, dhe e kontrolluan atë politikisht.

Sot, Bashkimi Evropian i ngjan gjithnjë e më shumë Kinës së shekullit XIX:një perandori ende e pasur, që nuk mund të pushtohet nga të tjerët, por që është mjaftueshëm e dobët, për t’u infiltruar dhe shfrytëzuar prej tyre. Ndërkohë, Kina ka marrë rolin e dikurshëm të Evropës, me kompanitë dhe investitorët e saj, që janë duke depërtuar gjithnjë e më shumë në ekonominë evropiane, për të shtrirë më tej ndikimin e tyre.

Investitorët kinezë, po blejnë fabrikat më të mira të Evropës (përfshirë emblemën e robotikës gjermane, KUKA) dhe portet e saj më të mëdha (përfshirë atë të Duizburg në Gjermani, dhe të Pireut në Greqi). Ndërkohë, kinezët janë duke nënshkruar marrëveshje të pabarabarta ekonomike, dhe duke e pushtuar gradualisht BE-në, duke nisur nga hallkat më të dobëta të unionit, përkatësisht Evropën Lindore dhe Jugore, dhe sidomos nga Hungaria, Greqia dhe Portugalia.

Ç’është më e keqja, nuk ka asnjë reagim nga Brukseli. Ekziston një plan madhor për të forcuar industrinë evropiane. Por ai po bllokohet nga frika e shkeljes së rregullave të konkurrencës në BE. Brukeli nuk e di se çfarë të bëjë, përfshirë edhe me infrastrukturën 5G që po ndërtohet nga kompanitë kineze.

Për më tepër, heshtja e liderëve evropianë mbi çështjet e të drejtave të njeriut, është nervozuese. Ndërsa qytetarët e Hong Kongut janë duke protestuar, dhe Kongresi Amerikan miraton ligje dhe kërcënon me sanksione të mundshme zyrtarët kinezë, për abuzimet me të drejtat e njeriut, Evropa bën sehir, duke u “bërë thirrje të dyja palëve, të përmbahen nga agresioni”.

Evropa mund të qëndrojë vetëm në një cep, duke parë gjithçka nga larg, pasi nuk ka asnjë argument për të artikuluar. Uniteti trans-atlantik po zhduket, dhe asgjë e re nuk po shfaqet në vend të tij. Edhe bashkëpunimi midis shërbimeve evropiane të inteligjencës, është i turpshëm: gazetarët e dinin përpara politikanë gjermanë, kush e vrau ish-komandantin rebel çeçen në parkun Tiergarten të Berlinit në gusht të këtij viti.

Nëse vazhdon kjo situatë, e vetmja pyetja është nëse Evropa do të bëhet satelite e SHBA-së apo e Kinës. Dhe tek e fundit, kjo është diçka që do të vendoset jashtë BE-së. Nëse izolacionizmi triumfon në Amerikë, Evropa do të bëhet një satelite e Kinës. Nëse SHBA-të, do kenë një qasje konfrontuese përballë Kinës, Evropa do të mbetet e ndërvarur nga Amerika.

Deri kohët e fundit, Evropa mund të shpresonte të ishte një partnere e SHBA-së. Por kjo gjë duket tani gjithnjë e më pak e mundur, jo vetëm për shkak të sjelljes së presidentit Donald Trump, por edhe si pasojë e dështimeve të BE-së. Përballë një Kine në rritje, pasiviteti evropian nuk është më pak problematik, se sa paparashikueshmëria e Donald Trumpit./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga: Mero Baze Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në...

Toka nuk gjen qetësi/Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Mëngjesin e sotëm, Turqia është goditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet me magnitudë...

Bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, kapen dy të rrezikshmit (VIDEO)

Në sajë të operacionit të koduar “Distanca”, janë vënë në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin drejt Malit e Zi dy bomba me...