Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Evropa e 2017-ës dhe çfarë pritet në 2018-ën

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Evropa e 2017-ës dhe çfarë pritet në 2018-ën

Nga Judy Dempsey, “Carnegie Europe”/Evropianët kanë aftësinë e deduktimit të një ngjarjeje, dhe duke e bërë atë një tendencë. Kështu ndodhi me zgjedhjen majin e shkuar të Emmanuel Macron.

Zgjedhja e Macron

Si presidenti i ri i Francës, Macron e bazoi fushatën e tij mbi Evropën, dhe në reformën e brendshme. Në këtë mënyrë, ai i mposhti thellësisht rivalët e tij, dhe udhëheqësen e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Shumica e udhëheqësve evropianë nxituan të lavdërojnë Macron. Për ta, fitorja e tij do të thoshte se populizmi ishte në tërheqje.

Evropa ishte “rikthyer në rrugën e duhur”. Por politikat radikale të Macron, për të nxitur integrimin e mëtejshëm të eurozonës, dhe entuziazmi i tij për të pasur parti politike evropiane, nuk është pranuar ende gjerësisht.

Angela Merkel, aleatja më e rëndësishme e Francës, qe shumë e ngadaltë në përgjigjen e saj ndaj propozimeve të Macron. Kancelarja gjermane, ishte e zënë me zgjedhjet federale, që e lanë bllokun e saj konservator seriozisht të dobësuar. Merkel, po përpiqet tashmë të bëjë bashkë një koalicion tjetër të madh me socialdemokratët, po aq të dobësuar.

Në 2018, një qeveri e re gjermane

Nëse Evropa është me fat, mund të kemi një qeveri të re gjermane deri në marsin e vitit 2018. Kjo është edhe koha kur Merkel dhe Macron, planifikojnë të paraqesin idetë e tyre për integrimin e mëtejshëm në BE. Ndërkohë, në vitin 2017, populizmi në të gjitha llojet dhe sjelljet e tij të këqija u rikthye në fuqi, jo pa ndihmën e mediave sociale.

Brexit

Në Britani, ndërsa kryeministrja Theresa May përpiqej të bënte përparime me negociatat e Brexit, narracioni politik në Mbretërinë e Bashkuar, degjeneroi në kërcënime me vdekje ndaj konservatorëve që vinin në dyshim vendimin për largimin nga Bashkimi Evropian.

Me ndihmën e mediave sociale dhe shtypit tabloid, Brexit krijoi ​​një formë sarkastike dhe të  rrezikshme të anti-evropianitetit. Me pak përjashtime, u refuzua një diskurs i bazuar tek mirësjellja dhe toleranca. Por Britania nuk qe e vetme. Media miqësore apo e kontrolluar nga qeveria në Hungari, ka injektuar politikën e frikës dhe ksenofobisë në të gjithë vendin.

Viktor Orban dhe George Soros

Partia e Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, ka shënjestruar një njeri: George Soros. Filantropi miliarder, me origjinë hungareze dhe hebraike, ka mbështetur vazhdimisht aktivistët e shoqërisë civile gjatë epokës komuniste dhe pas saj. Soros portretizohet si mishërim i Djallit, njeriu që do ta pushtojë Evropën me myslimanët, dhe do të shkatërrojë Krishterimin.

Është tronditëse të shohësh fytyrën e Soros në dyshemenë e trenave të metrosë, ndërsa njerëzit shkelin mbi të. Heshtja e BE-së rreth demonizimit të Soros dhe antisemitizmi i nënkuptuar, ka qenë e turpshme.

I riu Sebastian Kurz në krye të Austrisë

Në Vjenë, kancelari i ri konservator, Sebastian Kurz, ka formuar një koalicion me Partinë e Lirisë të së djathtës ekstreme dhe kundër emigracionit, e cila sipas marrëveshjes do të mbajë postet e rëndësishme të Ministrit të Brendshëm, të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Austrisë.

Cenimi i lirisë së mediave në Poloni

Më lart në Poloni, partia qeverisëse nacionaliste-konservatore Ligj dhe Drejtësi, ka dhunuar pavarësinë e mediave dhe gjyqësorit.  Më 20 dhjetor, Komisioni Evropian nisi procedurat kundër Polonisë, për shkeljen e vlerave të përbashkëta evropiane dhe sundimin e ligjit, gjë që mund të çojë në sanksione dhe në pezullimin e të drejtës së votës në BE.

Cilido qoftë rezultati, shoqëria polake tanimë është e polarizuar. Hapësira për qendrën është ngushtuar.

Katalonja

Spanja gjithashtu është e ndarë mbi statusin e ardhshëm të Katalonjës. Pjesa më e madhe e shtypit cilësor, e ka humbur çfarëdolloj ndjenje të paanshmërisë. Prisni edhe pak, deri sa të fillojë fushata zgjedhore italiane, përpara zgjedhjeve të majit të ardhshëm.

Populizmi edhe në 2018

Këto prirje në të gjithë Evropën, kanë rëndësi jo për shkak se ato do të vazhdojnë edhe në vitin 2018.  Ata kanë rëndësi, pasi informacioni, narrativët dhe diskurset janë duke u drejtuar gjithnjë e më shumë nga mediat sociale dhe populistët.

Është e lehtë të fajësosh gjigantët e mëdhenj të teknologjisë Facebook, Google, Twitter dhe YouTube, pasi u vlerësuan për ndihmën e dhënë në mobilizimin e shoqërisë civile gjatë Pranverës Arabe të vitit 2011.

Por që atëherë, duke lënë mënjanë faktin se si Rusia, Turqia, Kina dhe Mianmari i kanë përdorur mediat sociale për të kontrolluar apo ndikuar qytetarët e saj – revolucioni digjital tani është në konkurrencë me (dhe në fakt edhe më i përparuar) format tradicionale të shtetarisë dhe qeverisjes perëndimore, informacionit dhe diplomacisë.

Revolucioni digjital vs politikës

Revolucioni digjital, po e sfidon politikën konvencionale, pasi gjendet jashtë arenës tradicionale politike. Megjithatë, qeveritë perëndimore kanë qenë të ngadalta në përgjigjen që po i japin këtij lloji të ri të politikës së mediave sociale.

Donald Trump dhe ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale

Strategjia e parë e Sigurisë Kombëtare e Presidentit Donald Trump (NSS), e lë të nënkuptohet në këtë sfidë.  Në kapitullin mbi diplomacinë dhe shtetarinë, thuhej se “konkurrentët e Amerikës e përdorin informacionin si një armë për të sulmuar vlerat dhe institucionet që mbështesin shoqëritë e lira, duke mbrojtur veten nga informacionet e jashtme”.

NSS shtonte “Ata shfrytëzojnë teknikat e marketingut për të shënjestruar individët bazuar në aktivitetet, interesat, mendimet dhe vlerat e tyre. Ata përhapin dezinformaacione dhe propagandë”.

Pati dhe një referencë të hapur ndaj Rusisë: “Rusia përdor operacionet e informacionit, si pjesë e përpjekjeve të saj sulmuese kibernetike, për të ndikuar opinionin publik në të gjithë globin… dhe personat që mashtrojnë online në mediat e financuara nga shteti, ndërmjetës të palëve të treta dhe përdoruesve të paguar të mediave sociale”.

Dhe kjo nga një president, që e ka mohuar ndërhyrjen ruse në politikën e brendshme amerikane.

Disa vende evropiane, po fillojnë dalëngadalë të kuptojnë fuqinë e mediave sociale për përhapjen e dezinformatave, frikës dhe urrejtjes.

Ekipi i fushatës zgjedhore të Macron, gjurmoi me shpejtësi ndërhyrjen ruse. Në Gjermani, kompanitë e mediave sociale po përballen tani me gjoba deri në 50 milionë euro, në rast se nuk arrijnë të heqin përmbajtjen e paligjshme nga vendet e tyre.

Sfidat për 2018-n

Si një e tërë, institucionet dhe qeveritë e vendeve të BE-së, po bëjnë shumë pak për të sfiduar aspektet politike, sociale dhe ekonomike të revolucionit digjital.

NSS sugjeroi se sektori privat, i cili siguron kryesisht platformat e mediave sociale, “duhet t’ia kushtojë kreativitetin dhe burimet e tij promovimit të vlerave që frymëzojnë dhe rritin një komunitet të grupeve dhe individëve të civilizuar”.

Ashtu sikurse e parathotë edhe viti 2018, është koha që qeveritë evropiane të kuptojnë se digjitalizimi ka fuqinë për të forcuar ose minuar vlerat liberale demokratike të Perëndimit. Rreziqet janë bërë shumë të mëdha.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 20172018BrexitevropaMacronMerkelpritet

TË LIDHURA

Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë
Bota

Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

14:01 | 08/10/2025
Erdogan: Turqia po bisedon me Hamasin për ta bindur për qasjen më të mirë për të ardhmen palestineze
Bota

Erdogan: Turqia po bisedon me Hamasin për ta bindur për qasjen më të mirë për të ardhmen palestineze

12:19 | 08/10/2025
Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër
Aktualitet

Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër

11:00 | 08/10/2025
Next Post
Nata e mallkuar për familjen shqiptare, si babai gjeti vajzën të mbuluar në gjak poshtë dritares

Nata e mallkuar për familjen shqiptare, si babai gjeti vajzën të mbuluar në gjak poshtë dritares

30 foto të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

30 foto të Krishtlindjeve nga e gjithë bota

Lame: Dëgjoni meshën nga “shqiptari i sotëm”, por kujtoni At Stathi Melani

Lame: Dëgjoni meshën nga “shqiptari i sotëm”, por kujtoni At Stathi Melani







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Manastirliu nis fushatë, takim me banorët e Tiranës: T’i kthejmë hapësirat e çliruara fëmijëve
Aktualitet

Manastirliu nis fushatë, takim me banorët e Tiranës: T’i kthejmë hapësirat e çliruara fëmijëve

by mirseda
14:16 | 08/10/2025
0

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu takim me banorët e Njësisë 1, ku...

Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

Moska paralajmëron SHBA-të: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

14:01 | 08/10/2025
PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

13:49 | 08/10/2025
Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

13:26 | 08/10/2025
Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

13:21 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com