Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Eurostat: Pak të pasur shumë të varfër, Shqipëria ndër vendet me pabarazinë më të madhe në Europë

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eurostat: Pak të pasur shumë të varfër, Shqipëria ndër vendet me pabarazinë më të madhe në Europë

Polarizimi i shoqërisë pas viteve 1990 është rritur me ritme të shpejta, aq sot Shqipëria renditet me pabarazinë sociale më të lartë në Europë sipas matjeve të Eurostat për vitin 2017.

Në hartën bashkëngjitur, shtetet me ngjyrë portokalli, kanë pabarazinë më të lartë në kontinent dhe të tilla, janë Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Spanja.

Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.

Një masë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave është raporti i të ardhurave totale të marra nga 20% e popullsisë me të ardhurat më të larta se ajo e marrë nga 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta, të njohura si raporti i kuintilit të të ardhurave. Në vitin 2017, raporti i kuintilit të të ardhurave në Bashkimin Europian (BE) ishte 5.2.

Në bazë të kësaj mase, Çekia dhe Sllovenia kishin pabarazinë më të ulët të të ardhurave në vitin 2017 (3.4). Këto u ndoq nga tre shtete të tjera anëtare me raportet më poshtë 4.0, Finlanda (3.5), Sllovakia (3.5) dhe Belgjika (3.8).
Në të kundërt, pabarazia e të ardhurave ishte shumë më e lartë (mbi 6.0) në Greqi (6.1), Letoni (6.3), Rumani (6.5), Spanjë (6.6), Lituani (7.3) dhe më e larta në Bullgari (8.2).

Sipas vrojtimeve të brendshme të kryera nga INSTAT, në vitin 2018 pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale.
Në anën tjetër, vetëm 5% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të ulët, krahasuar me 42% të familjeve në zonat rurale, të cilat gjenden në kuintilin më të ulët të pasurisë.

Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, siç tregohet nga koeficienti Gini, ndryshon dukshëm nëpër prefektura, nga 0.06 në Durrës dhe 0.11 në Vlorë në 0.19 në Elbasan dhe 0.26 në Dibër. Vrojtimi i INSTAT gjeti se të gjitha familjet kanë televizor (98%), telefona celularë (97%), frigoriferë (96%), makina larëse (94%). 54% e familjeve në zonat urbane dhe 28% në zonat rurale kanë kompjuterë.

Lidhur me pronësinë e mjeteve të transportit, 37% e familjeve kanë një makinë ose kamion, 26% kanë një biçikletë, dhe 10% kanë një motor ose skuter.
Ndërmjet 2008-‘09 dhe 2017-‘18, përqindja e familjeve me kompjuter u rrit nga 30% në 54% në urban dhe nga 5% në 28% në zonat rurale./Monitor

 

Tags: Eurostatpabarazishqiperiavarferi

TË LIDHURA

“Shkatërrohen 4 grupe kriminale shqiptare në Katalonjë, 50 të arrestuar”
Aktualitet

“Shkatërrohen 4 grupe kriminale shqiptare në Katalonjë, 50 të arrestuar”

17:14 | 03/06/2025
“Berisha kërkon mision fakt-mbledhës nga PPE në Shqipëri”
Aktualitet

“Berisha kërkon mision fakt-mbledhës nga PPE në Shqipëri”

17:07 | 03/06/2025
PD: Mungojnë 130 mijë fletë votimi! KAS vendos verifikimin e katër kutive në qarkun e Vlorës
Aktualitet

PD: Mungojnë 130 mijë fletë votimi! KAS vendos verifikimin e katër kutive në qarkun e Vlorës

16:35 | 03/06/2025
Next Post
“Qëndrimet e tij dëmtojnë imazhin e BSH-së”, zbardhet shkresa e PS për shkarkimin e Malajt

Shtyhet kërkesa e deputetëve socialistë/ PS heq dorë nga shkarkimi i Arben Malajt?

Ndryshimet në Kod/ Ylli: Dhuna në sport duhet të dënohet ashpër

Ndryshimet në Kod/ Ylli: Dhuna në sport duhet të dënohet ashpër

Vidhnin banesat/ Policia shkatërron bandën, pjesë e saj edhe një femër

I dënuar me 12 vite burg në Itali, arrestohet shkodrani në Rinas

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?
Kuriozitete

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?

by mirseda
17:33 | 03/06/2025
0

Vaji i ullirit është një përbërës i dashur, i njohur për shijen, vlerën ushqyese dhe përfitimet shëndetësore....

“Shkatërrohen 4 grupe kriminale shqiptare në Katalonjë, 50 të arrestuar”

“Shkatërrohen 4 grupe kriminale shqiptare në Katalonjë, 50 të arrestuar”

17:14 | 03/06/2025
Leverkusen afron portierin, kontratë deri në vitin 2028

Leverkusen afron portierin, kontratë deri në vitin 2028

17:10 | 03/06/2025
“Berisha kërkon mision fakt-mbledhës nga PPE në Shqipëri”

“Berisha kërkon mision fakt-mbledhës nga PPE në Shqipëri”

17:07 | 03/06/2025
Inzaghi i “shtrëngon duart” Interit, zikaltërit mbeten pa trajner

Inzaghi i “shtrëngon duart” Interit, zikaltërit mbeten pa trajner

17:02 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com