Kronikë

I dënuar me 12 vite burg në Itali, arrestohet shkodrani në Rinas

               Publikuar në : 13:34 - 18/07/19 Enno

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimin në Itali. Në pranga ka rënë Domi Vuksiani ose ndryshe Nikel Vuksani, pasi mësohet se për t’i shpëtuar dënimit në Itali, shtetasi ka ndërruar gjeneralitet.

Shtetasi Domi Vuksani, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT