Moderatori, producenti dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi, do të jetë i ftuari i radhës i emisionit të Borës, Romeos dhe Donaldit, të quajtur “Treshat”.
Në promon e emisionit, Ermali shfaqet duke shtyrë me nerva Romeon i cili bie nga karrigia, por se çfarë ka ndodhur, na mbetet ta mësojmë të premten në Vizion plus.
Siç duket, Ermali do zbulojë shumë të pathëna për të cilat publiku ka qenë kurioz.