Ditën e sotme, zëvendëskryeministri Erion Braçe bëri me dije një nga bizneset më të mëdha në zemër të kryeqytetit është mbyllur. Bëhet fjalë për Taivanin i cili është bllokuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Kjo pasi biznesi nuk lëshonte kuponë tatimor, ndaj është mbyllur çdo shërbim që ofronte kompleksi.
Me një postim të drejtpërdrejtë, Braçe shkruan: “Te jesh kush të duash, i madh sa të duash, mik e shok me kë të duash, ose zbato ligjin, ose do mbyllësh”.
Por, kjo gjë duket se është parë me mosbesim nga shumë prej komentuesve. Të cilët janë shprehur se ajo që pritet është që biznesi do të rihapet. Por, duket se zv/kryeministri nuk ka duruar dot dhe i ka kthyer përgjigja disa prej komentuesve. Disa prej të cilave nuk i shkojnë për shtat një zyrtari të lartë./ TIRANA TODAY