Ndeshja e Universitatea Craiova dhe Budapest Honved e vlefshme për Europa League, është kthyer në një arenë përleshjesh teksa futbollistët kanë filluar të grinden me njëri-tjetrin.
Pjesë e këtij sherri masiv ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, ndërsa mësohet se ndeshja u ndërpre për më shumë se 20 minuta.
Koha e rregull u mbyll pa gola, ndërsa në 30 minutat ekstra nisi edhe sherri mes futbollistëve që përfshiu edhe arbitrin nga Irlanda e Veriut, Arnold Hunter.
Gjyqtari u godit nga një kapsollë i hedhur në fushë nga tifozat dhe u detyrua të merrte ndihmë mjekësore përpara se të riniste ndeshjen.
Ndeshja shkoi në penallti, dhe kualifikimin e siguroi skuadra rumune, pasi e saj u treguan më të saktë. Por ky rezultat mund të përmbyset,pasi UEFA ka nisur një hetim disiplinor dhe me shumë mundësi, Universitatea Craiova mund të humbasë ndeshjen në tavolinë dhe të eliminohet nga Liga e Europës.
https://www.youtube.com/watch?v=4wslvJdKtEU