Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan kërcënon Assadin: Përgatitu të përjetosh ferrin nga toka dhe ajri

6 vjet ago
in Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Erdogan kërcënon Assadin: Përgatitu të përjetosh ferrin nga toka dhe ajri

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë deklarata të forta në një mbledhje të partisë së tij në Ankara sot.

“Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit”, paralajmëroi ai.

“Turqia është e vendosur për t’i nxjerrë forcat e regjimit sirian deri në fund të shkurtit përtej pikave të saj të vëzhgimit, jashtë kufijve të përcaktuar me Marrëveshjen e Soçit. Ne do ta bëjmë këtë pa ndonjë dallim nga toka dhe ajri. Në pikën që kemi arritur, ne nuk do të tolerojmë më askënd me egërsi, fanatizëm, shitje, provokime”.

 

Erdogan i referohet sulmit të fundit në Idlib.

Teksa regjimi i Bashar al Asadit dhe Rusia vazhdojnë sulmet e tyre në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë, theksohet se në sulmet e ndërmarra nga regjimi kanë humbur jetën 13 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që avionët luftarakë të regjimit të Asadit kanë intensifikuar sulmet e tyre ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib, bëhet e ditur se avionët e Rusisë kanë bombarduar pjesën periferike të Halepit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha), mësohet se në sulmet e avionëve të regjimit kanë humbur jetën 13 civilë, prej të cilëve 12 në qendrën e qytetit Idlib dhe një në fshatin Kafr Taal.

Sipas observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, theksohet se avionët rusë që nga mëngjesi kanë vendosur në objektivin e tyre qendrat e rajoneve Atarib dhe Darat Izzah, zonat Ureim Kubra, Kafr Hamra, fshatin Xhine dhe rajonin Leyremun në Halepit i cili ndodhet brenda rajonit të deeskalimit Idlib.

Ndërkohë që ende nuk ka arritur ndonjë informacion lidhur me të vdekurit ose të plagosurit në bombardimet e Rusisë.

 

Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 767 mijë persona.

Tags: al-Assaderdogansiri

TË LIDHURA

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin
Aktualitet

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin

14:56 | 10/12/2025
Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet
Aktualitet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

13:13 | 10/12/2025
Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Next Post
“Nuk i kemi ndryshuar kërkesat”, Basha takon ambasadorin Soreca

“Nuk i kemi ndryshuar kërkesat”, Basha takon ambasadorin Soreca

Probleme me pasurinë, shkarkohet një tjetër prokuror

Probleme me pasurinë, shkarkohet një tjetër prokuror

“Kemi kërkuar kthimin e gylenistëve”, ministri turk paralajmëron Shqipërinë

“Kemi kërkuar kthimin e gylenistëve”, ministri turk paralajmëron Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin
Aktualitet

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin

by mirseda
14:56 | 10/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës...

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

13:13 | 10/12/2025
Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com