Era Istrefi padyshim që është duke kaluar momentin më të mirë në karrierën e saj, pasi ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të finales së Botërorit të Rusisë. Një performancë fantastike e shqiptares në stadiumin Luzhniki, bashkë me Niki Jam dhe Will Smith. Ata performuan këngën që ishte dhe kolona zanore e Kupës së Botës “Live it up”, një superhit i realizuar nga Diplo.
Pas përfundimit të performancës në fushën e stadiumit “Luzhniki”, këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare është shfaqur në tribunën e stadiumit e veshur verdhë e kaltër.Ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën e famshme me duart e saj. Era e ka postuar këtë foto në “Instagram” duke u ndjerë krenare për origjinën e saj. “Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja