Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Epoka e narcistëve, “Trump si Rocky, Putini i zhveshur deri në bel”

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Epoka e narcistëve, “Trump si Rocky, Putini i zhveshur deri në bel”

Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në bel, Boris Johnsoni sillet si shok. Ishte fundi i nëntorit kur një tweet nga Presidenti i SHBA tërhoqi më shumë vëmendje se zakonisht. Ai ishte një montazh fotografik, në të cilin koka e Donald Trump-it ishte montuar artificialisht në një trup të zhveshur muskulor. Sigurisht ai nuk ishte trupi i vërtetë i Trumpit (i cili dihet se është i shëndoshë), por i boksierit të filmit Rocky Balboa. Gazeta me drejtim transatlantik “Die Welt” shkroi në Twitter se ky mesazh “është dëshmia më e fundit e tezës: në Shtëpinë e Bardhë rri një djalë me bagazhin emocional të një 15-vjeçari”. Por një kritikë e tillë nuk e prek një si Trumpi.

Pse kanë sukses ata?

Presidenti amerikan nuk është sigurisht i vetmi që i shfaq publikisht fantazitë e tij të gjithëfuqisë. Kur është fjala për të demonstruar mashkullësi të paskajshme, Vladimir Putini është i pakonkurrueshëm – të paktën ai e arrin këtë pa Photoshop. Studentit ish elitar, Boris Johnson i pëlqen ta portretizojë veten si mik të dashur, Rexhep Tajip Erdogani hiqet si sulltan, Kim Jong Un-i e portretizon veten si orakull. Po Silvio “Bunga-Bunga” Berlusconi, i kujtohet njeriu?

Puna nuk është, se këta pak a shumë të moshuar e luajnë këtë lojë vetëm për argëtimin e tyre. Ata luajnë kryesisht sepse janë të suksesshëm me të – madje edhe në demokraci: Boris Johnsoni ishte në gjendje të gënjente pa fund për Brexitin – kjo nuk ndikoi në suksesin e tij elektoral në mes të dhjetorit. Edhe sjellja adoleshente e Trumpit gjen edhe pasues besnikë, rizgjedhja e tij është më me gjasa se kurrë.

Dhe pse ndodh kjo? Pse nuk perceptohet sjellja e këtyre njerëzve ashtu si është – për të të ardhur rëndë? Pse kanë ata sukses me gjërat që ishin të paimagjinueshme deri disa vjet më parë? (Dakord: Berluskoni me sa duket ishte më i avancuar se koha e tij.) Përgjigja është e thjeshtë: narcizmi i këtyre njerëzve ka jehonë, sepse te secili prej nesh fshihet një narcist i vogël. Një narcist i vogël që del në pah kur prezantojmë veten në rrjetet sociale.

Nxitësi i Egos: mediat sociale

Merrni si shembull TikTok, një platformë videoje që përdoret çdo muaj nga më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë botën dhe për këtë arsye është më e suksesshme se Instagram-i, Snapchat-i ose Youtube. Në TikTok, njerëzit postojnë video të shkurtra – zakonisht për veten e tyre, shpesh kur imitojnë e këndojnë këngë të njohura pop. Ndonjëherë kjo është zbavitëse, shpesh për të të ardhur turp dhe rrallë me të vërtetë e mirë. TikTok është prova përfundimtare e vërtetësisë së citatit të Andy Warhol-it që në të ardhmen të gjithë do të jenë të famshëm në botë për 15 minuta.

Kjo në një kohë kur është gabim të mendosh që vetëparaqitja është konstituive për ne. Sepse vetja jonë zhvillohet vetëm në bashkëpunim, në ndërveprim shoqëror. Po ta shohim botën vetëm përmes syzeve të selfie-t, po të shohim vetëm veten dhe jo më njerëzit e tjerë pranë nesh, po t’i ngatërrojmë rrjetet sociale me bashkëjetesë sociale, atëherë nuk duhet të çuditemi, që njerëz si Trumpi ose Johnsoni vijnë në pushtet./DW

Tags: Donald TrumpluftenarcisteveputinSHBA

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Next Post
Provokon Patriarku serb Irinej, ja si e quan Kosovën

Provokon Patriarku serb Irinej, ja si e quan Kosovën

2020-ta, viti i dilemave opozitare

2020-ta, viti i dilemave opozitare

Nesër bëhuni gati për temperatura deri në -7 °C

Nesër bëhuni gati për temperatura deri në -7 °C







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com