Epidemiologu Dritan Ulqinaku deklaroi se vaksina nuk është zgjidhje përfundimtare për koronavirusin.
Ai tha se ajo është thjesht një zbutje për COVID-19.
“Vaksina nuk është zgjidhje përfundimtare, por është një zbutje. Për momentin duket e pamundur zhdukja e virusit. Shpresoj që virusi të mos ketë mutacione gjatë rikthimit, mutacioni është një thikë pas shpine ndaj vaksinës”, u shpreh epidemiologu në studion e “ABC News”.