Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Epidemiologu i Merkel: Jam i shqetësuar për fëmijët e pa vaksinuar në shkolla

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Epidemiologu i Merkel: Jam i shqetësuar për fëmijët e pa vaksinuar në shkolla

Në një intervistë për“Der Spiegel”, eksperti Mikael Mejer-Herman flet mbi sukseset dhe gabimet e bëra nga shkencëtarët gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai paralajmëron për një valë të re infeksionesh, teksa varianti Delta ka mbërritur në Gjermani.

Profesor, tabloidi gjerman “Bild”, shkroi kohët e fundit se parashikimet e rreme na çuan gabimisht tek një bllokim kombëtar…

Çdo skenar, bazohet në supozime. Për shembull, mbi përhapjen e një varianti të ri, më infektiv, mbi hapjen e dyqaneve, restoranteve dhe palestrave dhe njëkohësisht mbi progresin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit. Nëse këto supozime janë realiste, dhe ju jeni transparent në lidhje me to, atëherë edhe kurba më e pjerrët e virusit nuk është një skenar tmerri. Thjesht vërtetohet se kjo është ajo që do të ndodhë në këto kushte.

Varianti më infektiv Alfa (B.1.1.7) filloi të përhapet me shpejtësi në janar të këtij viti, dhe parashikimet ishin shumë të zymta. Por në fund, gjërat nuk dolën aq keq. A ishin të gabuara supozimet?

Jo. Por modelimi ka kufizimet e veta. Për shembull, ekziston një reagim shumë i natyrshëm në popullatë për të qenë më të kujdesshëm kur rritet numri i rasteve, pavarësisht se çfarë thonë ose vendosin politikanët. Dhe kjo sjellje bën që numri i rasteve të bjerë sërish. Asnjë model nuk mund të parashikojë për më shumë se 4 javë se çfarë do të ndodhë më tej.

Nëse shumica e njerëzve sillen automatikisht në mënyrë të zgjuar sapo nis të rritet numri i infeksioneve, atëherë pse na duhen modelet?

Për të qenë një hap përpara virusit. Gjithsesi, nëse nuk zbatohen masat e nevojshme mbrojtëse, atëherë edhe ky avantazh është i shpërdoruar.

Dhe kjo gjë ka ndodhur shpesh në Gjermani.

Po, ky ka qenë problemi thelbësor në luftën ndaj pandemisë. Në tetor 2002, ne si modelues paralajmëruam se rastet do të rriteshin. Rekomanduam marrjen e masave. Por për 2 javë nuk ndodhi asgjë. Dhe vala e dytë e Covid-19 i kushtoi Gjermanisë rreth 50.000 jetë njerëzish.

Po t’ju kishin dëgjuar, a do të ishin ende gjallë shumica e atyre njerëzve sot?

Besoj se mund të kishim një shans të mirë për ta parandaluar valën e dytë në vjeshtë. Për të luftuar me sukses një pandemi ekzistojnë 2 kushte themelore:Duhet të veproni herët, dhe të merrni masa drastike. Kur po vinte vala e dytë, reagimi në Gjermani ishte i ngadaltë dhe kaotik.

Shqetësimet ekonomike qëndrojnë shpesh prapa rezistencës ndaj bllokimeve…

Po, por tani ka prova dërrmuese se në pandemitë e 100 viteve të kaluara, ato vende që ndërmorën masa më të forta patën më pak dëme, si ekonomikisht ashtu edhe sa i përket shëndetit. Mjerisht, ka grupe interesi që mendojnë se po e ndihmojnë ekonominë duke kundërshtuar bllokimet.

Si do të jetë kjo verë?

Varianti Delta po vjen. Ne kemi llogaritur se për të mbajtur shkallën e riprodhimit të virusit nën 1 gjatë muajve të ardhshëm, pra për të shmangur një rritje të re eksponenciale të rasteve, do të duhet të zvogëlohen me 50 për qind kontaktet në krahasim me vitin 2019.

Ky është numri mbi të cilin po punojmë. Sidoqoftë, duke pasur këtë në mendje, do të kishte kuptim që ne të zhvillonim një kulturë të mbajtjes së maskave dhe të respektimit të rregullave themelore të higjenës për një kohë të gjatë.

A jeni kundër eliminimit të masës së mbajtjes së detyrueshme të maskave?

Unë jam veçanërisht i shqetësuar për fëmijët e pa vaksinuar në shkolla, sidomos nëse hiqen masat për mbajtjen e maskave. Sidomos duke pasur parasysh që i kemi lehtësuar masat shumë herët, dhe më pas jemi goditur nga një valë e re.

Nëse gjithçka shkon mirë, çfarë prisni më shumë kur gjithçka të jetë sërish e hapur?

Kontakte shumë të shpeshta shoqërore!

Burimi i lajmit: https://www.spiegel.de/consent-a-?targetUrl=https%3A%2F%2Fwww.spiegel.de%2Finternational%2Fgermany%2Fmerkel-adviser-on-the-future-course-of-the-pandemic-i-am-especially-worried-about-the-unvaccinated-children-at-school-a-7a0c9ea8-c2b7-48cb-b877-e7362a9f4fc3

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: epidemiologfëmijëgjermanimeyr hermanvaksina

TË LIDHURA

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll
Bota

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi
Bota

Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

20:48 | 04/04/2026
Next Post
Rreziku dhe demonët: Misteri që mbart “Pusi i Ferrit” në Jemen

Rreziku dhe demonët: Misteri që mbart “Pusi i Ferrit” në Jemen

Rashica kalon te anglezët e Noruiç, zbulohet shuma e transferimit

Rashica kalon te anglezët e Noruiç, zbulohet shuma e transferimit

Dialogu Kosovë-Serbi/ Di Maio: Italia, kundër ndryshimit të kufijve

Dialogu Kosovë-Serbi/ Di Maio: Italia, kundër ndryshimit të kufijve







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
22:14 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në...

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

22:08 | 04/04/2026
E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

22:07 | 04/04/2026
Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com