Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngrohja globale, Greta dhe basti i Paskalit

Nga Klodian Tomorri

Kush kërkon shpëtim biznesesh, apo pagesën e qirave të biznesit me fondet e buxhetit, duhet të ketë të qartë diçka. Kjo nuk është kohë për të shpëtuar bizneset, as pronarët e pasurive të paluajtshme, por për të mbajtur njerëzit gjallë.

Plani i masave ekonomike në një situatë të tillë duhet të ketë këto parime.

1- Prioriteti absolut duhet të jetë kriza shëndetësore. Shkurt spitaleve duhet t’u jepet çdo gjë që kërkojnë. Plani i qeverise ka përcaktuar 2.5 miliardë lekë për spitalet ose 20 milionë euro. A është kjo mjaftueshëm? Këtë duhet të na e thonë mjekët. Por nëse do të ketë nevojë për më tepër para, ato duhet të jepen pa asnjë hezitim.

2- Politika fiskale nuk duhet te targetojë kërkesën agregate, pasi recesioni është i paevitueshëm. Shqipëria ka hyrë sakaq në recesion. Kjo është luftë dhe lufta ka viktima. Shumë biznese do të falimentojnë, të tjerë do të pësojnë humbje të mëdha. Paratë e qeverisë nuk duhet të shkojnë për shpëtim biznesesh, por për mbrojtje sociale. Shkurt për të mbajtur njerëzit gjallë.

3- Qeveria ka vënë 100 milionë euro garanci sovrane që bizneset të marrin kredi në banka për të paguar rrogat e punonjësve. Parimisht logjika është e drejtë, pasi paratë shkojnë për punonjësit jo për biznesin. Praktikisht është e vështirë që të jetë efektive. Shumë biznese mund të vendosin të mos marrin kredi për të paguar rrogat. Kjo do të krijonte problemin, që punonjësit e tyre do të mbeteshin pa të ardhura. Rrjedhimisht kjo masë duhet mbikëqyrur me kujdes se sa do funksionojë. Nëse nuk funksionon, atëherë duhet gjetur zgjidhje tjetër. Praktikisht duhet të kalohet direkt tek plani B që kryeministri thotë se e ka.

4- Qeveria ka vënë 6.5 miliardë lekë ose 53 milionë euro për njerëzit në nevojë, për biznesin e vogël dhe për pagesat e papunësisë së mundshme nga kriza. Akoma nuk i dimë detajet se si do të funksionojë skema, por mënyra më e mirë do të ishte transferta direkte cash, sigurisht duke pasur si dysheme nivelin 200 euro për familje. Pra pagën minimale për një familje.

5- Qeveria ka vënë 2 miliardë lekë ose rreth 18 milionë euro për operacionet humanitare. Me gjasa këto janë paratë që do të financojnë nevojat e të moshuarve për ushqime. Masë pozitive.

6- Shtyrjet e dorëzimit të bilanceve, riskedulimi i tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, janë lehtësira të mirëpritura. Por duhet të korrigjohet edhe diçka. Qeveria duhet të pezullojë sigurimet shoqërore edhe taksat lokale për të vetëpunësuarit që kanë mbyllur bizneset e tyre. Nuk mund të kërkosh kontribute nga një i vetëpunësuar që e ka mbyllur biznesin. Kjo është një kërkesë që duhet bërë me forcë.

7- Prekja e koncesioneve është pozitive. Sipas planit, qeveria ka ulur me 17 milionë euro pagesat e parashikuara për kompanitë koncesionare këtë vit. Nga këto 7 milionë euro vijnë nga pezullimi i check upit, 3.7 milionë euro nga inceneratoret, 3.7 milionë te tjera nga koncesioni i laboratorëve dhe pjesa tjetër nga pezullimi i pagesave për Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Ndoshta gërshërët duhet të kishin prekur edhe koncesione të tjera, veçanërisht skanimin dhe sterilizimin.

8- Ka kohë për t’u shqetësuar për borxhin. Kjo nuk është koha. Masat e paraqitura nga qeveria e rrisin deficitin ne 3.9 përqind e PBB-së. A mund të shkohet më lart? Sigurisht që po, nëse do jetë e nevojshme. Por më parë duhet të sigurohet eurobondi qe është parashikuar në maj. Përndryshe, rritja e deficitit para emetimit të eurobondit do të rriste normën e interesit.

9- Duhet më shumë fokus për fermerët. Është kritike që zinxhiri i prodhimit dhe tregtimit të mallrave bujqësore të vazhdojë pa ndërprerje.

10- Banka e Shqipërisë duhet të sigurojë se sistemi bankar të ketë likuiditet të mjaftueshëm. Roli kryesor i politikës monetare në këtë situatë nuk janë normat e interesit, por ai i huadhënësit të dores së fundit.

Përfundimi filozofia e planit është e drejtë. Por qeveria duhet të sigurojë dy gjëra. E para, asnjë familje e prekur të mos lihet pa të ardhurën minimale 200 euro në muaj dhe e dyta asnjë biznes i mbyllur nuk duhet t’i kërkohet që të paguajë taksat apo kontributet gjatë kohës që është i mbyllur.

Thirrjet për shpëtim biznesesh, pagesa qirash të bizneseve janë përralla populiste, të dëmshme dhe madje edhe të pandershme. Nëse qeveria do të paguajë para nga buxheti për qiratë e bizneseve, ato para do të shkojnë tek pronarët e qendrave tregtare apo pronarët e pasurive të paluajtshme. Kjo është të marrësh para nga të varfrit dhe t’ia japësh të pasurve.

Kjo është luftë. Nëse kriza do të vazhdojë, përtej një tremujori atëherë mbajtja gjallë e njerëzve do të kërkojë masa më drastike. Dhe të jeni të sigurt për një gjë. Shumë nga ata që sot bëjnë thirrje për të dhënë para për bizneset, apo për qindra milionë euro stimul, janë të parët që nuk kanë për t’i pëlqyer. Kjo është luftë dhe historia e njerëzimit tregon se ka vetëm një mënyrë për të financuar luftërat. Taksimi konfiskues. Shkurt, shpronësim pasurie. Të gjithë duhet ta mbajnë mire parasysh këtë kur kërkojnë miliona dhe fonde shpëtimesh.

Tags: ekonomiaEpidemiaklodian tomorrikoronavirusplani i qeverise

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shërohet personi i parë nga koronavirusi në Shqipëri

Shërohet personi i parë nga koronavirusi në Shqipëri

“Dilni xhiro nesër”/Rama publikon videon e 39-vjeçares të prekur nga koronavirusi

“Dilni xhiro nesër”/Rama publikon videon e 39-vjeçares të prekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë nxjerr urdhrin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë nxjerr urdhrin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra
Aktualitet

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

by mirseda
16:33 | 17/04/2026
0

Rreth 1200 mbështetës të opozitës janë nisur në mënyrë të organizuar nga Shkodra, për të marrë pjesë...

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

16:05 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com