E martë, 2 Mars, 2021
17 C
Tirana

Ministria e Shëndetësisë nxjerr urdhrin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin e dhënë më herët nga kryeministri Rama, në lidhje me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Në urdhër specifikohet edhe fasha e re e orareve që të paktën deri të hënën, nuk do jetë ashtu si ka qenë gjatë ditëve të fundit: 6:00 deri në 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite.

Sipas vendimit të ri, pas orës 13:00 të ditës së nesërme do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve, por dhe automjeteve, deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.

Mësohet se të vetmit që do të jenë në rrugë jashtë këtyre fashave të orarit, do jenë ushtria, policia, njësitë kritike të shërbimit shtetëror si dhe kompanitë mediatike.

Kujtojmë se masat për lëvizjet e qytetarëve janë ndërruar shumë herë ditët e fundit. Këto masa janë marrë në kuadër të luftës për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 70 raste me koronavirus, teksa 2 nga këta pacientë kanë humbur jetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...