Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Enigma e telefonatës Macron

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Enigma e telefonatës Macron

Pak javë më parë, KM ynë në asamblenë (plenumin) e partisë së tij, u kërkoi ndjesë anëtarëve për ardhjen me vonesë.

Sigurisht, ai gjeti edhe një skuzë të denjë për nivelin e tij. E kish vonuar ai, Macroni. Presidenti i Francës e paskësh tepruar dhe e kish mbajtur në telefon shumë më tepër se biseda njëorëshe që ish parafiksuar.

Kuptohet, atyre numërorëve të plenumit nuk u tha asnjë fjalë për temat e trajtuara dhe ç’është e drejta, atyre nuk u hyn në punë gjë e as u bëhet vonë për sa u fol. Por, edhe ne qytetarët nuk mësuam gjë, mbetet që t’ia ketë thënë çunakut Cakaj.

Macroni, vetëm pak ditë më parë, për të takuar mikun serb Aleksandër të KM tonë, ishte shkulur nga Parisi për dy ditë të mira e impenjative, sigurisht jo thjesht për merakun e një fotoje me Vuçiç. Ka ca kohë që Franca si shtet, me presidentin, me qeverinë, por edhe me forma e mjete të tjera, veçanërisht mediat, duket se po tenton një zbutje qëndrimi ndaj Serbisë, bile edhe më tej ndaj protektorit të saj, Rusisë.

Diplomacia jonë do të duhet të tregojë vëmendje të shtuar e të veprojë për të ruajtur avantazhet që Shqipëria e Kosova krijuan me politikat e tyre të paqes e stabilitetit në Gadishullin Ballkanik, e për të neutralizuar përpjekjet për ridimensionim të qëndrimeve të Perëndimit për rajonin që, deri më sot, ne na kanë rezultuar mbështetëse e mbrojtëse ndaj agresivitetit më pak a më shumë të moderuar të aleancave ruso-sllave.

Fakt është që, kohët e fundit, Shqipëria ndodhet në një situatë paksa të çuditshme kur ndërkohë, në të dy anët e kufirit, flitet jo pak për negociata e marrëveshje me Serbinë, për rishikim të kufijve apo shkëmbim territori dhe, jo thjesht në nivele të ulëta, por nga KM në Tiranë e Presidenti në Kosovë, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të realizojë një foto dyshe me liderët kryesorë të Europës, Merkel apo Macron e, akoma më pak, me Presidentin amerikan Trump. (e tepërt të përmendim fotot nga Bosfori për kësi rastesh) në Pavarësinë e Kosovës dhe në njohjen e Republikës së Kosovës, roli i aleatëve perëndimorë ka qenë vendimtar dhe liderët e dy vendeve tona nuk mund të guxojnë të hedhin asnjë hap, pa pasur bekimin e drejtpërdrejtë e personal të shtetarëve të parë të këtyre vendeve.

Në mungesë të kësaj fotos dyshe që do të dëshmonte një konfirmim kokë më kokë për hapat që diplomacitë tona duhet të hedhin, do të ishte joserioze të na përmendin ne qytetarëve se kanë marrë këtë mbështetje me telefon, mesazh me letër apo, më keq akoma, me Whatsapp. Përndryshe, kemi gjithë të drejtën të çojmë nëpër mend se këta liderët tanë, si jo rrallë në historinë tonë, mbase kanë ndonjë axhendë personale që e ndjekin me rigorozitet edhe më të madh se ajo kombëtare e që qëllon të ketë me raste edhe prioritet ndaj saj.

Na e solli në vëmendje një ngjarje relativisht e rrallë edhe në Europë, ku pikërisht Presidenti Macron u bë promotori për të huazuar nga Italia një personalitet të politikës italiane, por edhe profesionist të shkëlqyer me kurrikulum të pasur, si në fushën e shkencës, edhe në administratë e pikërisht ish-ministrin e Qeverisë Renzi, Sandro Gozin.

Ky ish-sekretari i shtetit italian për çështjet europiane, i cili ndërkohë është zgjedhur Eurodeputet (vini re rastësinë, nga lista Renaissance ose shqip Rilindja) e në vjeshtë do të zërë vend në Parlamentin Europian, do të punojë përkohësisht, në vlerësim të njohurive e ekspertizës që zotëron në dosjet europiane, si i ngarkuar misioni pranë Kryeministrit francez, në Pallatin Matignon.

Shumë politikanë në Itali, veçanërisht ata në qeveri, por jo vetëm, janë ngritur për ta anatemuar këtë qëndrim të bashkëkombësit të tyre, ca duke arritur ta quajnë veprimin e tij si tradhti e ca duke i kërkuar heqjen e nënshtetësisë. Sikurse nuk janë të paktë edhe ata që e miratojnë pranimin nga ana e tij të ftesës së Presidentit francez Macron për të kontribuar për njëfarë kohe pranë qeverisë franceze, me ekspertizën dhe profesionalizmin e një europeisti të afirmuar.

Pikërisht kjo ngjarje jo e zakontë dhe fakti që Presidenti i Francës nuk vjen të vizitojë Shqipërinë, por bën telefonata me Ed Ramën, na vë në dyshime e na nxit të imagjinojmë se Presidenti Macron, me këto biseda të gjata, mbase kryen edhe ai ndonjë punë për vete apo për Francën e zhvillon ndonjë intervistë pune e na rekruton KM tonë që flet po ashtu një frëngjishte të kulluar për ndonjë mision të posaçëm. Kësaj here, për në Place Beauvau (Ministria e Brendshme e Francës) për të dhënë ekspertizën dhe eksperiencën e Tiranës në shtypjen e shpërndarjen e protestuesve me gaz helmues e që do të ishte aq e vlefshme kundër jelekëverdhëve që i kanë prishur jo pak imazhin Francës, por edhe Presidencës Macron.

Mbetemi me shpresë që Presidenti francez të jetë i mirinformuar dhe të jetë në dijeni të numrave realë të votimeve të 30 Qershorit dhe të mos frikësohet nga ndonjë reagim i fortë i palës shqiptare. Ne, për vete, jemi të qartë se do të ishte vështirë të gjeje qytetarë shqiptarë që të mos ishin dakord me punësimin e KM të tyre në Francë. Do t’i luteshim opozitës, me këtë rast, që përkohësisht le të rrijë në plazh e as të mos kryejë aktivitete kundër e as të mos flasë keq për KM për ca kohë, derisa të merrte aprovimet kjo kandidaturë.

Shqipëria do të shënonte edhe një rekord të veçantë në fushën e emigracionit, me këtë rast. Pas largimit të punëtorëve të krahut, specialistëve, sportistëve e artistëve të talentuar, shkencëtarëve, bile edhe letrarëve kandidatë për “Nobel” do të mund të mburreshim edhe me ikjen e një KM në emigracion. Por, me një ndryshim ama, për këtë të fundit nuk do të kish keqardhje, por brohoritje të stuhishme./Monitor

Tags: biseda telefonikeedi ramaMacron

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/ Shqipëria në 30 vite, rruga nga kriza tek marrëveshjet

Video/ Shqipëria në 30 vite, rruga nga kriza tek marrëveshjet

“Kush do ta ndalojë këtë kolerë?”, Vasili sulmon ashpër Ramën

“Kush do ta ndalojë këtë kolerë?”, Vasili sulmon ashpër Ramën

Foto/ Nuk do e njihni! Xhensila Myrtezaj bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Foto/ Nuk do e njihni! Xhensila Myrtezaj bën ndryshimin drastik në pamjen e saj







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës
Aktualitet

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

by mirseda
12:23 | 02/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjes së...

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

12:22 | 02/04/2026
Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

12:17 | 02/04/2026
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

12:16 | 02/04/2026
Dosja “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij kërkuan Ramën të dëshmojë,

Dosja “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij kërkuan Ramën të dëshmojë,

11:14 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com