Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook, një skenë nga drama “Arturo Ui”, duke paralelizuar kështu sundimin e Adolf Hitlerit me pushtetin e sotëm.
Vasili ka shkëputur një sekuencë nga drama e vënë në skenën Teatrit Kombëtar në vitet 70, “Arturo Ui “, e cila tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20.
“Kush do ta frenojë këtë kolerë? Kjo është pyetja që bën e madhërishmja Margarita Xhepa teksa interpreton në dramën Arturo Ui. Kjo është pyetja për të gjithë edhe sot…”, shkruan Vasili bashkangjitur me videon.