Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ëndrra e pamundur e Mateo Salvinit, për një aleancë nacionaliste pan-evropiane

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ëndrra e pamundur e Mateo Salvinit, për një aleancë nacionaliste pan-evropiane

“The Economist”

Një nacionalist italian, që bashkon forcat me një gjerman dhe që premton “një ëndërr të re evropiane” siç e quajti atë Mateo Salvini, shkakton natyrshëm habinë e shumëkujt. Gjithsesi, Salvini, kreu i partisë italiane Lega Nord, u takua disa ditë më parë në Milano me Jorg Meuten e Alternativës për Gjermaninë (AfD), ndërsa njoftoi formimin e një koalicioni të ri në parlamentin e ardhshëm evropian.

Meuten tha se koalicioni do të quhet Aleanca Evropiane për Popujt dhe Kombet. Dhe, sikurse u shpreh Salvini, synimi ishte “bërja bashkë e grupeve, me të cilat nuk kemi bashkëpunuar më parë”. Geil Mekelroi, politologe në Trinity College në Dublin, që ka bërë një studim mbi Parlamentin Europian, tha se ka të ngjarë që e djathta ekstreme, të shënojë njëfarë rritje në zgjedhjet evropiane më 23 dhe 26 maj.

“Por ka një histori të gjatë të partive populiste, që formojnë grupe ,dhe që më pas mbeten në periferi”– thotë ajo. Për fatin e keq të Salvinit, asnjë nga liderët e partive që ai kishte shpresuar të tërhiqte tek grupimi i tij i ri, nuk e duk në Milano. Lëvizjet e krijuara për të mbrojtur interesat kombëtare, dhe për të lartësuar identitetin kombëtar, kanë në përgjithësi prirjen të mbeten dytësore.

Qeveria e Jarosllav Kazinski në Poloni, dhe ajo e Viktor Orbanit në Hungari, kanë kohë që kanë bërë veshin shurdh ndaj lutjeve të Italisë për një rishpërndarje brenda BE-së, të azilkërkuesve që vijnë nga Afrika. Ky problem ka tani një zgjidhje radikale:motoja e re e të djathtës populiste, është se përgjigjja për këtë, është mbyllja e kufijve të Evropës.

Por dakordimi mbi politikën ekonomike, do të jetë edhe më i vështirë. AfD dhe grupimet e tjera të djathta të Evropës Veriore, mbështesin pikërisht llojin e masave shtrënguese fiskale, që Salvini pretendon se po pengojnë ecurinë e ekonomisë italiane.

Të dhënat inkurajuese për muajin shkurt, rritën shpresat se pas 2-tremujorësh në rënie në gjysmën e dytë të vitit 2018, Italia mund të niste të dilte nga recesioni. Por tabloja mbetet e zymtë. Një ditë më parë, kabineti e uli parashikimin e rritjes për vitin 2019, nga 1 në 0.2 për qind.

Ai pranoi gjithashtu se për pasojë, Italia do të dështonte në përmbushjen e objektivave me të cilat ra dakord me Komisionin Evropian, për deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Ngadalësimi ekonomik, mund të shpjegojë shenjat e para të dobëta, që rritja e mbështetjes për Salvinin, e nxitur kryesisht nga qëndrimi i tij i ashpër mbi emigracionin, mund të ketë mbërritur kulmin.

Që nga zgjedhjet e përgjithshme në marsin e 2018-ës, kur Lega fitoi më pak se 18 për qind të votave, sondazhet kanë treguar rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të saj.

Por një sondazh i publikuar më 1 prill, zbuloi se ajo kishte nisur të binte për herë të parë, me 0.5 për qind. Aktualisht, Salvini po merr ndër sy një rrezik të madh, si në rrafshin politikisht, ashtu edhe ekonomik. Ai ka rritur shpresat e miliona italianëve, të cilët do të zhgënjehen shumë, nëse ai nuk arrin të mbajë premtimet.

Ka pak hapësirë për ulje taksash, për shkak të një marrëveshjeje të arritur me Komisionin Evropian në vitin  2011, në kulmin e krizës së euros. Dhe kjo do të thotë, se qeveria duhet të gjejë të paktën 23 miliardë euro shtesë tek n të ardhurat, ose të ulë shpenzimet për të shmangur rritjen e TVSH, që tashmë është e lartë në nivelin 22 për qind.

Salvini, shpreson të mos i duhet të respektojë për shumë kohë, rregullat e stabilitetit fiskal të eurozonës. Ai ka parashikuar në mënyrë të përsëritur, një fitore populiste në votimin e muajit të ardhshëm, që do të transformojë mendimin e KE, dhe se do të nxisë një zbutje të kufizimeve fiskale që rëndojnë mbi Italinë.

Por këtu ka disa pengesa. Baza për grupimin e tij të ri, është një aleancë ekzistuese që përfshin Legën e tij dhe Tubimin Kombëtar dhe Marin Lë Penit në Francë. Sondazhi i fundit, parashikon që ky grupim të fitojë 61 nga 705 vendet në parlamentin e ardhshëm (me përjashtim të Britanisë). Kjo është më pak sesa numri i tre aleancave të tjera.

AfD, mund të kontribuojë ndoshta me 13 vende të tjera. Nëse Salvini mund të mbështet tek Fidesz e Orbanit në Hungari, që tashmë është pezulluar nga blloku kryesor konservator në Parlamentin Evropian, dhe Partia Ligj dhe Drejtësi e Jarosllav Kazinskit në Poloni, ai mund të rrisë numrin e votave në më shumë se 100 vende.

Por edhe në rastin e fundit, aleanca do të mbetet shumë prapa grupeve konservatore dhe socialiste. Pengesa tjetër? Qeveritë kombëtare, dhe jo parlamenti, nxjerrin kandidatët për komisionin, edhe pse është parlamenti ai që jep miratimin. Që nga hyrja në qeveri, Salvini e ka treguar veten të jetë një njeri i spektaklit. Por atij do t’i duhet të kujdeset në javët e ardhshme, që të mos dështojë në një mënyrë të tillë./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: aleancee pamundurendrraMatteo Salvininacionalistepan-evropiane

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Trajneri i ri i Kombëtares, Duka: Ja kur caktohet “timonieri” i kuqezinjve

Trajneri i ri i Kombëtares, Duka: Ja kur caktohet “timonieri” i kuqezinjve

Ndalohet një person në Elbasan, iu gjet lëndë narkotike në banesë

Ndalohet një person në Elbasan, iu gjet lëndë narkotike në banesë

Aksident i frikshëm në Këlcyrë, makina bie nga 8 metra lartësi

Aksident i frikshëm në Këlcyrë, makina bie nga 8 metra lartësi







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com