Edhe pse janë përfolur shumë emra për trajnerin e ri, Kombëtarja Shqiptare vijon të jetë pa një drejtues në krye.
Duka ka marrë kohën e nevojshme për gjetur trajnerin e ri të kuqezinjve pas shkarkimit të Panuccit, ndërsa duket se së shpejti do të njihemi me të.
Kjo pasi presidenti i FSHF-së, ka deklaruar se javën tjetër, do të bëhet e ditur se kush merr drejtimin e Kombëtares Shqiptare.
“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.