E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

EKSKLUZIVE/ Operacioni në Elbasan, s’ka lidhje me super-grabitjen në Rinas

Operacioni i kryer sot në Elbasan nga Policia e Shtetit, nuk ka lidhje me grabitjen në Rinas! Kështu konfirmojnë burime pranë Policisë së Shtetit për redaksinë e Tirana Today.

Pak më parë, në media u raportua se është arrestuar një ish-polic në Elbasan, i cili ka lidhje me grabitjen e së martës ku u morën miliona euro. Por, në fakt sipas burimeve nga Policia e Shtetit, ky është një operacion që nuk ka lidhje me super grabitjen në Rinas, duke e përgenjeshtruar lajmin në fjalë.

Ende nuk kemi një deklaratë zyrtare për operacionin e sotëm, për të cilin raportohet se është sekuestruar një sasi lëndësh narkotike.

Grabitja spektakolare ndodhi të martën rreth orës 15:00, ku u vodhën miliona euro, ndërsa Policia e Shtetit është treguar mjaft e rezervuar në dhënien e informacioneve, teksa ende po vijon punën për kapjen e autorëve. Për rrjedhojë, nuk kemi ende një deklaratë zyrtare me numrin e saktë të personave të përfshirë në grabitje dhe as të eurove të grabitura në avionin e linjës Tiranë-Vjenë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...