Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ëndërroj të bëhem doktor, por më thonë pabukës”, apeli drithërues i 13-vjeçarit! (VIDEO)

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Ëndërroj të bëhem doktor, por më thonë pabukës”, apeli drithërues i 13-vjeçarit! (VIDEO)

Për Fabjanin ëndrra më e madhe është të mbarojë shkollën, por edhe pse është vetëm 13 vjeç jeton me frikën se kjo ëndërr do t’i ndërpritet. Përballë dëshirës për t’u arsimuar, atij i duhet të përballet me përbuzjen e bashkëmoshatarëve.

Familja Qefalia jeton në zonën e Babrrusë në Tiranë, të mundur nga varfëria dhe shtëpia e cila është gati për të rënë, për ta çdo ditë është një sfidë. Kryefamiljari është i sëmurë dhe nuk lëviz dot, ndaj pesha e shtëpisë ka rënë mbi Bihanen, të cilën po e mbysin borxhet. E vetmja e ardhur e tyre janë hekurat.

“Unë ndjehem i fyer ndaj shokëve. Shokët e mi më largojnë, thonë ti nuk je i barabartë me ne. Thonë që ti je me shtëpi me llamarina, ke gjysmë shtëpi. Kemi parë mamin tënd që vjen e mbledh kanaçe. Dëshira ime ishte për të vazhduar shkollën, por me këto kushte që kam është shumë e vështirë ta vazhdoj.

Mbledhim hekura, kanaçe ça të gjejmë. Shohim kanaçe, i marrim ose bidonë që hedhin njerëzit. I vëmë ne thes dhe shkojmë i shesim. Kur shkova në shkollë më thanë, ‘hë mo Fabo ja të pamë duke mbledhur kanaçe, pabukës’.”

Shtëpia ku ata jetojnë është në kushte shumë të rënda, ku çdo ditë rrezikohen nga rënia e blloqeve të vendosura në mure. Netët e ftohta të dimrit, e vetmja mbrojtje për familjen është plastmasa, i cili shërben si çati.

“Kur fryn era mblidhemi, rrimë se mos na bie ndonjë gjë, lëviz krejt. Kur bie shi vëmë plastmasa, kova. Më shumë kam hallin e fëmijës, se unë e ky kemi mbaruar.  Kur shesim hekurat, blejmë ndonjë plastmasë dhe i vendosim për të ftohtin. Kur fryn shumë erë, ka raste që ka rënë dhe gjysma e çatisë në tokë dhe jemi munduar ta rregullojmë. Pra, të fryjë një erë shumë e fortë tani në moment, ajo mund të bjerë në sekondë. Janë dhe telat, kemi frikë se nga një shkëndijë ajo mund të marr flakë. Blloqet janë shkatërruar, me zor e mbajnë. Jemi në dorë të Zotit, po deshi i Madhi Zot në mbron.”

Me zërin që i dridhet Bihania rrëfen se shumë herë kanë qëndruar pa ngrënë e herë të tjera kanë ngrënë vetëm bukë me kripë. Kjo gjë ka sjellë përkeqësimin e shëndetit edhe të Fabjanit.

“Para një jave djali ishte i sëmurë, shkuam në spital tha doktori ka apendicit dhe mungesë vitaminash. Nga kequshqyerja. Se më shumë po rri pa bukë dhe po ha bukë me kripë. Tha doktori që duhet të bëhet operacion, dhimbje ka, ilaçet duhet t’i blej, por s’kemi.

Për të ngrënë ashtu, më shumë bukë e kripë. Çfarë të bësh… Burrin sëmurë, është me sëmundjen e tokës. Kur nuk i merr ilaçet, atë e kap kriza, por unë nuk kam mundësi t’ia blej. Si familjare që jam, as me burrin nuk e përballoj dot. Se unë jam gjithë borxhe. ‘Erdhi borxhlia’, thonë. Nuk mund të shkoj të kërkoj më asnjë ilaç vetëm për këtë gjë. Duan borxhin, por ku do t’i marr?! Me 21 mijë lekë asistencë, ku do t’i çoj?! Vetë jam me aritmi në zemër prej 13 vitesh.”

I dëshpëruar nga kushtet e vështira, Fabjani nuk është si bashkëmoshatarët e tjerë. Që në moshë të vogël atij i duhet të përballet me vështirësitë e mëdha që jeta po i sjell.

“Babi nuk mund të lëvizë vetë, për çdo gjë ne duhet ta ngremë, ose kur del në tualet. Nuk kemi mundësi të blejmë një karrocë që ta lëvizim babin. Të kemi një karrocë atëherë është mrekulli, edhe një lehtësim për mua.

Edhe të shkoj në punë nuk më pranojnë, je i vogël më thonë. Ke kërkuar punë? Kam kërkuar, por nuk pranojnë. Thonë duhet të mbush moshën 18 vjeç. Të paktën të kem një shkollim, të mos rri me 8-vjeçare si prindërit e mi. Ëndrra ime për një profesion, ishte doktor. Por, doktori është shumë larg. Mundohem shumë, veç librave, kushëriri im më ka dhënë një enciklopedi. Unë edhe librat që kam, i plotësoj vetë me aq sa mundem. Se e kam dëshirë arsimin. Por mundësitë e mija ekonomike janë shumë të dobëta për të vazhduar një arsim.”

Apelin e dhimbshëm e ka bërë publike fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, të cilët bëjnë thirrje për të ndihmuar familjen Qefalia. Dhe për t’ia lehtësuar jetën e vështirë familjarëve./ TIRANA TODAY

Tags: apelBabrrufamilja Qefaliafundjave ndryshekërkojnë ndihmëpabukës

TË LIDHURA

Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.
Aktualitet

Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.

14:42 | 09/10/2025
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

14:26 | 09/10/2025
Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

13:19 | 09/10/2025
Next Post
17 Maj 1941: Kush ishte i riu nga Saranda, që tentoi të vriste në Tiranë Mbretin e Italisë?

17 Maj 1941: Kush ishte i riu nga Saranda, që tentoi të vriste në Tiranë Mbretin e Italisë?

“S’është gjë 97-a”/ Protesta e 11 majit, reagon Ambasada Amerikane

Protestat e opozitës/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë

Çmimi i “çmendur” i celularit të deputetit shqiptar, nga lëkura e viçit te ekrani me safir (foto)

Çmimi i "çmendur" i celularit të deputetit shqiptar, nga lëkura e viçit te ekrani me safir (foto)







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.
Aktualitet

Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.

by mirseda
14:42 | 09/10/2025
0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X...

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

14:26 | 09/10/2025
Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

13:19 | 09/10/2025
Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

12:27 | 09/10/2025
Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

12:22 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com