E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

17 Maj 1941: Kush ishte i riu nga Saranda, që tentoi të vriste në Tiranë Mbretin e Italisë?

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Më 17 maj 1941, 19-vjeçari Vasil Laçi, i veshur me një kostum kombëtar shqiptar, qëlloi 5 herë me pistoletë në drejtim të makinës ku ndodhej mbreti i Italisë Viktor Emanueli III (që ishte pagëzuar edhe si Mbret i Shqipërisë, pas dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut më 12 prill 1939), dhe Shefqet Bej Vërlaci, kryeministër i Shqipërisë, i shoqëruar nga ministrat e qeverisë.

Ngjarja ndodhi kur Viktor Emanueli sapo kishte mbaruar vizitën e tij 7-ditore në Shqipëri, dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në rrugën e Durrësit. Ai nuk u prek nga asnjë prej të shtënave, edhe falë agjentëve të policisë së fshehtë italiane, që atë ditë ndodheshin në gatishmëri të lartë, dhe ia kapën menjëherë revolverin djaloshit. Laçi u arrestua menjëherë, dhe u ekzekutua me varje në litar 10 ditë më vonë.

Po kush ishte Vasil Laçi. Ai lindi në fshatin Piqeras pranë Sarandës në vitin 1922. Fëmijërinë e kaloi në fshat, ku studioi edhe shkollën fillore të zonës. Në 1939 ai u transferua në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, pasi u ftua për të punuar atje në familjen e Sami Kokës, një ish-oficer Zogist i internuar ne Itali.

Genci Koka, djali i Sami Kokës, e kujton kështu Vasilin në një intervistë të pas viteve 1990:

“Me Vasilin jam njohur për herë të parë aty nga muaji maj i vitit 1939, kur erdhi për herë të parë në shtëpinë tonë. Në atë kohë, familja jonë banonte në një shtëpi dykatëshe dhe me oborr, e cila ndodhet edhe sot, por e rrënuar, diku në fund të Rrugës së Kavajës, fare pranë Muzeut të Shkencave të Natyrës.

Ajo shtëpi ishte e Qeramudin Sulos dhe ne banonim aty si qiraxhinj që nga viti 1937, kur babai ynë ishte zv/shef i Shtabit të Shtatmadhorisë dhe komandant i kufirit të Mbretërisë së Zogut. Fillimisht punoi tek ne. Më pas, kërkoi vetë të ikte nga shtëpia jonë, edhe pse nëna nuk donte. Kjo gjë ndodhi rreth 15 ditë përpara se ai të bënte atentatin.

Në atë kohë që u dha lajmi, se Mbreti Viktor Emanueli do vizitonte Shqipërinë, Vasili shkoi dhe bisedoi me pronarin e hotelit “Internacional”, zotin Çano, i cili e pranoi atë në punë pa asnjë lloj rekomandimi. Edhe pasi nisi punë aty, Vasili vinte përsëri në shtëpinë tonë dhe 3-4 ditë para ngjarjes, teksa ishim duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, ai i kërkoi vëllait tim, Pëllumbit, që t’i jepte një revolver.

Ne në atë kohë kishim disa armë të llojeve të ndryshme, të cilat ishin në gjendje pune. Pëllumbi i tha Vasilit të zgjidhte kë të donte. Vasili kërkoi Beretën që ishte e vogël, dhe unë u ngjita sipër e ia solla ashtu siç më tha vëllai im…”. Gjesti është shfrytëzuar shumë edhe nga propaganda komuniste. Edhe pse vetë Enver Hoxha në kujtimet e veta e pranon se Vasil Laçi nuk kishte asnjë lidhje me lëvizjen komuniste, që në atë kohë nuk ishte shndërruar ende në një parti politike.

Ndërkohë Genci Koka, pretendon se në ato pak ditë që shërbeu në shtëpinë e tyre, kishte krijuar bindjen se ai ishte një përkrahës i Ahmet Zogut, dhe uronte rikthimin një ditë të tij.

Është diskutuar gjatë për motivet që e shtynë Vasil Laçin të qëllonte ndaj Mbretit të Italisë. Ndërsa ministri i Jashtëm italian i kohës, njëherazi dhëndri i Musolinit, Konti Çiano, e paraqet atentatin si një rast deliri dhe skizofrenie. Qeveria fashiste italiane, ia atribuoi sulmin e tij një hakmarrje familjare që ai kishte me Shefqet Bej Vërlacin, dhe jo me mbretin e Italisë.

Dhe kjo bëhej për të parandaluar një kryengritje të mundshme popullore.

Por për këtë arsye, atentati u mbajt sekret nga italianët për gati një javë. Vetëm pas një jave agjencia shtetërore “Stefani”, duke cituar komunikatën e lëshuar në Romë, e përshkroi atentatorin në fillim si një grek, pastaj si një greko-maqedonas , më vonë edhe si një rus me emrin Mihajllov Vasil Llaçi.

Italianët i servirën shtypit të kohës lajme kontradiktore, duke dhënë si motiv të atentatit absurditete. Ata pretendonin se Vasili ishte një poet maniak, i cili për shkak se nuk i ishin botuar poezitë, kreu atentat kundra mbretit. Në fund agjencia shtetërore “Stefani” e instruktuar dhe nga qeveria Italiane, dha si version se Vasil Laçi kishte dashur të vriste kryeministrin Shefqet Vërlaci, për shkak se qeveria  nuk i kushte gjetur punë.

Fashistët përdorën të gjitha mjetet për të zbuluar se mos pas atentatit fshihej ndonjë organizatë antifashiste, apo ndonjë dorë e huaj. Por, vetë Vasil Laçi me një vendosmëri heroike refuzoi sqarimet e kota dhe përsëriste të njëjtën përgjigje: “E bëra për Shqipërinë”. Kur u bindën se Vasili kishte vepruar i vetëm, fashistët organizuan një gjyq farsë në mënyrë të shpejtë, duke i ndërruar identitetin Vasilit, me qëllim që të dukej si një atentat i kurdisur nga dora e huaj. Dokumentet italiane në Arkivin Qendror të Shtetit e paraqesin kështu dënimin dhe ekzekutimin e tij:

Pasi u dënua me vdekje me Vendim Nr. 227/41, Datë 26 Maj 1941, nga Gjyqi Ushtarak i Fuqive të Armatosura të Njihsueme të Shqipërisë, Francesko Jakomoni, Mëkëmbësi i Përgjithshëm i Viktor Emanuelit të Tretë nxori një Dekret në mënyrë të rrufeshme më 26 Maj 1941, i cili Miratonte Vendimin e Gjykatës Ushtarake kundër Vasil Laçit, dhe urdhëronte ekzekutimin e tij. Mbasi u nxor i dënuari Vasil Mihaillof Llaçi nga qelia tue qenë i shoqënuem prej rojës së burgut ju këndue të dënuemit nga ana e togerit Pricolo Giovanni, funksionar i Gjykatës Ushtarake, aktgjykimi i Gjyqit në fjalë, gjithashtu ju lexue dhe Dekreti i Mëkëmbësit te Përgjithëshëm të tij, Mbretit Imperator, që urdhëron ekzekutimin e këtij vendimi. Si mori fund këshillimi fetar, u shoqërue në trikëmbëshin e pregatitun, ku i dënuemi tha disa fjalë (Fjalët e fundit ishin: “Poshtë Fashizmi! Rroftë Shqipëria!”); mbas këtyne u var me ndihmën e xhelatit”./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Do jetë për 30 % të popullsisë”, eksperti tregon kur do vijë vaksina në vend

Shqiptarët dhe jo vetëm kërkojnë të dinë se kur do të dalë vaksina, për të mposhtur koronavirusin. Shifrat e të prekurve janë në rritje, duke...

Ja pse Greqia ruan prej 80 vitesh Ligjin e Luftës me Shqipërinë 

Çdo 28 tetor, Greqia kremton festën e saj më të rëndësishme kombëtare: Jo-në ndaj ultimatumit të Benito Musolinit për të kapitulluar, dhe luftën kundër...

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...