Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçari i cili ishte në kërkim për veprën penale të shfrytëzimit të prositucionit.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë për qëllim ekstardimin në Itali.
Njoftimi i plotë
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.
Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.
Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.