Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Emri/Kush është baroni shqiptar, zbuloi bandën e Habilajve. Sot ai e pësoi keq

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Emri/Kush është baroni shqiptar, zbuloi bandën e Habilajve. Sot ai e pësoi keq

Një numër i madh të arrestuarish kanë përfunduar përpara autoriteteve të drejtësisë italiane të akuzuar për një sërë akuzash. Dosja e operacionit të madh kundër trafikimit të drogës, mes klaneve mafioze siciliane dhe Cosa Nostra në Itali tashmë do të gjakohet. Ndërsa Gjykata ka kërkuar dënime të ashpra për anëtarët e bandës kriminale, shkruan catania.livesicilia.it. 

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarët , Erson Zhuka dhe Ermir Baja. Ndaj tyre, sipas mediave italiane, janë kërkuar dënime me 18 vite burg për Erson Zhukën dhe me 12 vite burg për Ermir Baja.

Ndaj tyre rendon akuza e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, realizuar mes vendit tone, Shqipërisë dhe Italisë, specifikisht provincave te Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Por, nga ana tjetër emri i Zhukes nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai u cilësua si njeriu kyç, arrestimi i të cilit, çoi ne zbulimin dhe kapjen e bandës se Moisi Habilajt dhe rrjetit te tij te fortë të trafikut te drogës nga Shqipëria ne Itali.

Arrestimi i Zhukes zbuloi bandën e Habilajt

Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj… si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Shtetasi Moisi Habilaj, së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali.

Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj.

Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.

Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

Tags: bandënbaroniështëHabilajvekeqkushpesoishqiptarzbuloi

TË LIDHURA

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

16:20 | 27/02/2026
Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë
Aktualitet

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

16:16 | 27/02/2026
Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë
Aktualitet

Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

16:13 | 27/02/2026
Next Post
Caktohet data/Ja kur mbahet seanca e parë për bandën e Habilajve, ç’thuhet për Tahirin

Caktohet data/Ja kur mbahet seanca e parë për bandën e Habilajve, ç’thuhet për Tahirin

Video/Ambasadori Lu bëri thirrje për burg, shikoni reagimin e ‘politikanëve’

Video/Ambasadori Lu bëri thirrje për burg, shikoni reagimin e 'politikanëve'

Video/E masakroi krokodili, vajza e re martohet në spital

Video/E masakroi krokodili, vajza e re martohet në spital







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

by mirseda
16:20 | 27/02/2026
0

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin...

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

16:16 | 27/02/2026
Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

16:13 | 27/02/2026
Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

14:58 | 27/02/2026
Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

14:52 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com