E diel, 31 Maj, 2020
18 C
Tirana

Emri i ndryshimit

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Veton Surroi

LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.

1. Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, agoi një ditë e parëndomtë.

Një shumicë e njerëzve që pashë, takova apo u dëgjova me ta, ende kishin vështirësi të përcaktonin çka saktësisht kishte ndodhur një ditë më parë në zgjedhjet parlamentare, në të cilat LVV-ja dhe LDK-ja, dy parti deri atëherë opozitare, fituan diçka mbi gjysmën e votave të atyre që dolën në zgjedhje. Qe e qartë se u hodh një votë për ndryshim, dhe ky ishte emërtuesi i përbashkët; qe një votë shumice kritike e dhënë për ta ndryshuar kahen.

Por ky përshkrim do të ishte i pamjaftueshëm për ta përshkruar energjinë e krijuar. Kjo ditë kishte diçka më shumë se ç’prodhon një ditë rotacioni të rëndomtë politik, ku opozita e deridjeshme mund partitë në pushtet. Kjo më shumë quhet shpresë, një ndjenjë e veçantë të cilën kosovarët e përjetuan në kthesat e mëdha historike; diçka me ngjashmëri (të afërt a largët) sikur u çliruan nga Serbia dhe diçka me ngjashmëri (të afërt a largët) si kur shpallën pavarësinë e vendit.

Si mund të gjeneronte një ndjenjë të këtillë një rotacion, ku opozita e deridjeshme fiton vota të mjaftueshme për të qenë në pushtet? Këtë e bënte për faktin e thjeshtë se nuk bëhej fjalë për rotacion politik brenda një tregu të konsoliduar politik, ku të gjithë akterët respektojnë një kod rregullash. Pra, nuk fitonte opozita gjermane, franceze, sllovene, portugeze apo estoneze dhe e çonte në opozitë pushtetin. Në Kosovë gjysmën e votave të elektoratit i morën dy parti që i përkasin, kushtimisht, modernes krahasuar me partitë që kishin qenë pjesë e një sistemi paramodern, kushtimisht feudal, të kapjes së shtetit.

Fitorja e LVV-së në veçanti (për shkak të konsistencës anti-establishment prej lindjes si lëvizje) dhe e një lidershipi të ri brenda LDK-së që ka mbajtur flamurin kundër kapjes së shtetit brenda partisë ishte në fakt një lloj shprehjeje e masës kritike në shoqëri kundër kapësve të shtetit. Qe një votë kundër tërë asaj që paraqisnin partitë e kapjes së shtetit: shpërdorimin e papenguar të parasë publike, klientelizmin dhe fodullëkun e luksit, kontrollin e policisë e gjyqësorit, degradimin e shëndetësisë dhe të arsimit në nivelet e shteteve më të pazhvilluara të botës së tretë, vendosjen e perspektivës së gruas në nivel të asaj palestineze, irakiane dhe afgane; dëmtimin e sovranitetit dhe integritetit të vendit nëpërmjet të paaftësisë negociatore në bisedimet me Serbinë.

Kur dolën për të votuar, gjysma e zgjedhësve kosovarë kishin një motiv parësor: ta çlirojnë vendin prej feudeve, të strukturave injorante për çdo gjë tjetër pos për shfrytëzimin e shtetit për nevoja të veta.

Andaj, edhe agu kolektiv i shpresës më 7 tetor.

2. LVV-ja dhe LDK-ja me supozimin e mirëbazuar se do ta formojnë Qeverinë e ardhshme – kanë para vetes një detyrë që nuk është aspak e lehtë. Detyra mund të cilësohet me terma të ndryshëm – konsolidimi i shtetit e reformimi i tij, transformimi socio-ekonomik e të tjera të ngjashme – por në thelb ajo e ka një përshkrim: çfarë do të jetë ndryshimi, sa i thellë dhe i gjerë në shoqërinë tonë? Apo, si do të quhet ndryshimi?

Të dyja partitë tashmë kanë treguar gjatë fushatës dhe posaçërisht gjatë qëndrimit në opozitë se dinë sa thellë dhe sa gjerë ka arritur kapja e shtetit dhe kanë, çdonjëra veç e veç e mbase edhe që të dyja bashkë, ide se si të bëhet çkapja e funksioneve shtetërore prej duarve të feudeve politike-kriminale. Dhe, kështu, ndryshimi do të quhej çkapje, diçka që tashmë ka hyrë në vokabular politik pas shumë vjetësh, saktësisht aq vjet sa u desh të hynte edhe termi i parë, kapja, një proces që kishte filluar nga PDK-ja ende pa e marrë pushtetin.

Lexo edhe :   Vendimi i Kushtetueses/ Reagon Albin Kurti: Beteja jonë vazhdon
Lexo edhe :   “Duam zgjedhje!”, Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni

Dhe këtu, LVV-ja dhe LDK-ja janë në një avantazh të madh historik, që do të duhej dhe mund ta shfrytëzonin ngase janë vënë në ballë të një lëvizjeje, e cila ia doli që të dalë fituese me vota të qytetarëve, pa ndërhyrje ndërkombëtare e demonstrata (si në Maqedoni me përgjimet e Gruevskit) dhe duke pasur kundër vetes një rrjet të thellë e të gjerë kriminal-politik në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit.

Si e këtillë, lëvizja për çkapje të shtetit është shembullore për vetë demokracinë në kohën kur ajo po shënon regresion në shumë pjesë të botës.

Fitorja e LVV-së dhe LDK-së mund të jetë një fitore shembullore e demokracisë.

3. Por LVV-ja dhe LDK-ja kanë një avantazh tjetër, një të natyrshëm e brenda vetes që mund dhe duhet ta shfrytëzojnë. Ato përfaqësojnë lëvizje politike korrespondente me bashkëkohësinë evropiane. Njëra si socialdemokraci e qendrës së majtë dhe tjetra si konservatore e qendrës së djathtë – që të dyja janë parti që pos lidhjes me kontekstin evropian tashmë janë të identifikuara me mendimin politik. Këto dy parti kanë mundësi, dhe këtë e kanë dëshmuar, që të elaborojnë mendime rreth politikave shtetërore. Njeriu mund të thotë se kjo është krejtësisht e natyrshme për partitë politike në Evropë, fundja elaborimi i politikave dhe zbatimi i tyre janë arsye thelbësore e ekzistencës së partive politike. Por në kontekstin kosovar të deritanishëm, të sundimit të dhunshëm të njerëzve me mungesë të theksuar dijeje dhe kulture (politike apo tjetër), elaborimi i menduar i politikave qeveritare është kapërcim i një shkalle të lartë emancipimi. Ajo shkallë quhet modernitet, pra diçka që popujt evropianë kishin përjetuar në forma të ndryshme gjatë shekullit XX.

Moderniteti, në fakt, nuk është krejtësisht i huaj për këtë vend, dhe ai identifikohet me arsim e shëndetësi publike, me sigurime shëndetësore, me hapje të vendeve të punës dhe infrastrukturë për zhvillim. Nëse kjo ishte normale në një sistem kufizimi të drejtash njerëzore çfarë kishte Kosova gjatë shekullit të kaluar, pse të mos jetë shumë më normale sot?

Dhe, nëse LVV-ja dhe LDK-ja janë parti që sot janë lehtë të identifikueshme si normale – brenda spektrit politik evropian – a nuk mund të jetë objektivi i tyre që Kosova të jetë një vend normal, pra një vend me arsim e shëndetësi publike, sistem sigurimesh shëndetësore e gjëra të tjera të ngjashme normale e që përmbushin nevojat e qytetarëve?

Rrjedhimisht, pse të mos quhet ndryshimi normalitet?

4. E qartë, nuk jemi duke folur për një shtet si çdo tjetër në Evropë. Ky është shtet me një konflikt ende të papërfunduar me Serbinë, që në kushte paqeje po zgjat tashmë 20 vjet. Arritja e një marrëveshjeje paqeje me Serbinë do të krijonte “muret e jashtme” të normalitetit, dhe ky është një objektiv që mund të mbërrihet. Aq më shumë mund të mbërrihet nëse në vend të personave të implikuar në nivele të ndryshme të krimit të organizuar, Kosovën e përfaqëson një qeveri e “normalitetit korrespondues”, pra të atyre që mund të komunikojnë brenda një konteksti kulturor dhe politik evropian.

Dhe, po ashtu e qartë, LVV-ja dhe LDK-ja mund të hasin në pengesa nga të tjerët, apo t’i gjejnë të krijuara brenda vetes për ta shpënë këtë vend përpara. Por çdoherë dhe çdo ditë që të ndodhë kjo, prej 7 tetorit ku u krijua një energji e madhe shprese për këtë vend, duhet të dinë se alternativat për ta nuk janë mes një qasjeje politikash në një fushë a tjetër. Alternativat para tyre janë normaliteti për qytetarët e Kosovës apo gjendja në të cilën jetojnë sot.(koha.net)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kriza ekonomike pas pandemisë/ Basha takim me Dhomën e Tregtisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të folur për krizën ekonomike pas koronavirusit...

Nuk i tremb as koronavirusi, britanikët “pushtojnë” plazhet

Edhe pse është një ndër vendet më të prekur nga koronavirusi në Evropë, shtetasit e Britanisë vijojnë të thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. Temperaturat...

Përfshihet nga flakët banesa në Patos, digjet depoja me sendet e punës dhe makina

Një depo në fshatin Kuqar të bashkisë Patos është përfshirë nga flakët në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm. Bëhet me dije se zjarri ka...

Kosova vendos masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë. Sipas vendimit masat e vjetra...

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën në moshën 18-vjeçare talenti i Skënderbeut

Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 18-vjeçare. Futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në...
WhatsApp KONTAKTO TT