Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Emision special i “Fundjavë Ndryshe” dhe “Opinion”/Mijëra euro ndihma për njerëzit në nevojë

5 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Emision special i “Fundjavë Ndryshe” dhe “Opinion”/Mijëra euro ndihma për njerëzit në nevojë

Përhapja e koronavirusit në Shqipëri ka bërë që vendi të futet në izolim, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të këtij virusi, që i ka marrë jetën mijëra njerëzve në të gjithë botën.

Mirëpo, ky izolim ia ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen disa njerëzve, të cilët nuk kanë sesi të sigurojnë ushqimet apo produktet tjera bazike.

Prej ditësh tashmë, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” po udhëton në të gjitha zonat e mundshme, për t’iu gjendur afër njerëzve që janë me të vërtetë në nevojë.

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ndodhet mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”, ku po mblidhen ndihma të ndryshme për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Arbër Hajdari u shpreh se situata në terren është e vështirë dhe se dita ditës po rritet numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë.

Deri më tani, Hajdari theksoi se janë shpërndarë mbi 7 mijë pako, ndërkohë që po përgatiten edhe 8 mijë pako të tjera.

“Gjendja në terren është realisht e vështirë. Do doja të bëja një përmbledhje të shkurtër për të treguar se si e kemi përballuar ne situatën, duke qenë se ishim të përgatitur që kur koronavirusi pati shpërthimin e tij në Itali.

Që javën e parë është trajnuar një staf prej 70 personash, sepse jo kushdo mund të jetë vullnetar në këto ditë të vështira. Në total ne kemi shpërndarë rreth 7,233 pako, ndërkohë që po përgatisim edhe 8 mijë pako të tjera që janë tani në magazinën e Fundjavë Ndryshe. Gjithashtu presim edhe një konfirmim për 12 mijë pako të tjera. Sigurisht që këto pako janë të shoqëruar edhe me produktet e higjienës, apo edhe aty ku ka pasur probleme me ujin, jua kemi siguruar”, tha themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Ai theksoi se edhe gjatë shpërndarjes ruhen kushtet e higjienës, duke pohuar se disa familjeve ia kanë lënë ushqimet në derë dhe janë larguar.

“Patjetër. Po ta shikosh në video, në çdo makinë është vetëm një person. Pjesës më të madhe të familjeve ia kemi lënë pakot te dera dhe nuk kemi pasur kontakt me ta. Shumicën e familjeve as nuk e kemi takuar. E kemi ditur që janë në hall, i kemi lënë pakot te dera dhe jemi larguar”, tha Arbër Hajdari.

Në emision u trajtuan apele të ndryshme. Në një prej apeleve shfaqej një grua e moshuar e cila duhet të kujdesej për 2 vajzat e paralizuara, por që nuk kishte asnjë nga kushtet e nevojshme.

Kësaj familjeje i ka ardhur në ndihmë kompania e birrës “Peja”, e cila i ka siguruar 500 euro për çdo muaj.

Ndërkohë ndihma të shumta kanë ardhur gjatë emisionit, ndihma të cilat bazoheshin në pako ushqimore dhe jo vetëm.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu se çfarë janë pakot ushqimore, Arbër Hajdari u shpreh:

“Janë 3 lloje pakosh. Janë pakot 3-4 javore, pakot për të moshuarit dhe ato për zonat rurale, për ato njerëz që jetojnë larg, të cilat përmbajnë ushqimet bazike.

Pako bazë për të moshuarit përmban 6 oriz, 6 miell, 2 sheqer 4 vaj, 6 makarona, 2 kripe, 2 salce, 2 gjalpë, 2 fasule dhe 2 kilogram patate. Kjo është pak më e mirë se pakot e tjera, pasi është për të moshuarit. Për shkak se të moshuarve i kemi kërkuar të mos dalin fare nga shtëpia. Ndërkohë i kemi shoqëruar edhe me pakot e higjienës, që të mos kenë fare nevojë që të dalin nga shtëpia.

Zonat rurale kanë të njëjtat pako, duke shtuar thesin e miellit (25kg). Sepse janë shumë larg, edhe që t’i rikthehemi ne është shumë e vështirë”.

Ndërkohë disa nga ndihmat e para që erdhën në adresë të “Fundjavë Ndryshe” gjatë këtij emisioni ishin:

  • Brunes dhe Dekoll do të ndihmojnë me 100 pako ushqime familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike për të përballuar situatën. Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”.
  • Fabrika e miellit dhe makaronave “Diamond” dhuron 10 ton miell dhe makarona
  • “Farmanet Albania” dhuron 500 mijë lekë të reja ndihma ushqimore ose medikamente sipas nevojës.
  • Rrjeti i dyqaneve “Celular.al” dhuron 5 telefona për nevojë të “Fundjavë Ndryshe” për të menaxhuar situatën.
  • “Gjonaj Group” me kompanitë e tij japin një kontribut në pako ushqimi në vlerën 10 mijë euro, gjithashtu do të paguajnë të gjitha pagat e atyre punonjësve që nuk mund të vazhdojnë punën nga shtëpia.
  • “Bojra Fation” dhurojnë 1,000 maska.
  • “Birra Peja” siguron 500 euro çdo muaj për Sadeten, nënën 77-vjeçare që kishte vajzat e paralizuara.
  • Kompania Teuta dhuron 500 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Tags: bamiresifondacionifundjave ndryshekoronavirusnjerezit ne nevoje

TË LIDHURA

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi
Aktualitet

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
Next Post
Sa rezistente është Shqipëria ndaj krizës së koronavirusit

Sa rezistente është Shqipëria ndaj krizës së koronavirusit

Qeveria mund të lehtësojë masat për lëvizjen javës tjetër

Qeveria mund të lehtësojë masat për lëvizjen javës tjetër

75-vite nga masakra e Tivarit. As drejtësi, as përgjegjësi historike

75-vite nga masakra e Tivarit. As drejtësi, as përgjegjësi historike

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com