Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Emigrantët dërgojnë para, por a mund të çojnë dije në shtëpitë e tyre?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Emigrantët dërgojnë para, por a mund të çojnë dije në shtëpitë e tyre?

Nga Ronit Avni, “We Forum”/Është një historike klasike emigrantësh:një sipërmarrëse e re largohet nga shtëpia, në kërkim të mundësive të reja. Ajo shkon në një vend tjetër, gjen një punë, punon fort, dhe ngjit shkallët e karrierës (ose “palestrën e xhunglës”, siç quhet shpesh Silicon Valley). Përkundër terrenit të panjohur kulturor dhe gjuhësor, kjo profesioniste e sapoformuar gjen suksesin.

Ajo ndoshta ngre kompaninë e saj, ose vazhdon t’i bashkohet apo të investojë tek kompanitë e të tjerëve. Pasi ngulitet në shtëpinë e saj të re, ka një ndjenjë mirënjohjeje dhe besimi të thellë ndaj vendit të saj adoptues. Ajo ka gjithashtu një ndjenjë përgjegjësie ndaj atyre që kanë mbetur pas; ajo dëshiron të japë sërish, por s’do të kthehet prapa.

Tradicionalisht, emigrantët e brezit të parë dhe të dytë, çojnë në shtëpinë e tyre në formën e dërgesave në para – një shumë vjetore prej 600 miliardë dollarësh. Por kohët e fundit po merr jetë një formë e dytë e remitancave – një formë e tillë nga e cila mund të përfitojnë kompani, punonjës dhe shtete të tëra, dhe e cila nuk qe e mundur në këtë shkallë deri para disa vitesh, para ardhjes së pajisjeve të zgjuara telefonike.

Një numër në rritje i emigrantëve profesionistë të suksesshëm, duan të ndajnë kohën dhe ekspertizën e tyre, ose siç njihen ndryshe “dërgesat e dijes”. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Bankës Botërore të profesionistëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, mbi 87 përqind binin dakord me deklaratën:”Unë jam i gatshëm të investoj kohë, në këshillimin e individëve në vendin tim të origjinës”.

Në fakt, një përqindje pak më e lartë (43 për qind), raportuan se ata qenë tashmë të angazhuar në shkëmbimin e njohurive dhe aftësive, sesa në dërgimin e parave në shtëpi (42 për qind).

Lidhja e profesionistëve të suksesshëm me punëtorët aspirantë që ndajnë origjinën e përbashkët, është diçka e mirë për biznesin, arsimin e lartë dhe ekonominë globale. Dhe ja pse:Ndërton një rrjet të fuqishëm të talentuarish.

Regjistrimi në universitete po rritet në mënyrë eksponenciale, pothuajse është 3-fishuar jashtë SHBA-së gjatë 15 viteve të fundit, dhe ka arritur në çerek miliardë njerëz.

Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje, po ndodh në tregjet në zhvillim, ku kolegjet dhe universitetet kanë mungesë të shërbimeve të karrierës, për të ndihmuar studentët të mësojnë, të këshillohen dhe të kenë sukses në punë të mira në një ekonomi globale në ndryshim të shpejtë, që tani çmon më shumë njohuritë sesa prodhimin industrial apo bujqësor.

Për herë të parë, të diplomuarit mund të punësohen nga kompani të mëdha, dhe të punojnë për vendet e tyre të origjinës nga shtëpia, duke ndihmuar kësisoj në frenimin e largimit të trurit. Siç vëren Evren Ay, themeluesi i platformës së përkthimit “MotaWord” “talentet e arsimuara lokale në çdo treg në zhvillim, kanë sot më shumë shanse për të hyrë në punë përmes internetit, dhe për të pasur një punësim fitimprurës”.

Por ata nuk mund t’i shfrytëzojnë ato mundësi, nëse nuk kanë njerëz që t’i udhëheqin si duhet. Profesionistët e diasporës – njerëzit që ndajnë gjuhën, rrënjët dhe kontekstin kulturor – janë më të mirët në ofrimin e udhëzimeve dhe ekspertizës së tyre, dhe studimet tregojnë se ata janë të etur për ta bërë këtë.

Gallup zbuloi se gjatë viteve 2012-2016, pothuajse çdo industri në SHBA raportoi një rritje të fuqisë punëtore të shpërndarë. Një refren i përbashkët midis punëdhënësve, është sfida e punësimit të punonjësve që zotërojnë aftësi të forta dhe të buta, për t’u shquar në rolet e tyre.

Kush më mirë mund të ndihmojë profesionistët që aspirojnë nga tregjet në zhvillim të përshtaten, sesa njerëzit që kanë kaluar në të njëjtin proces të ambientimit, dhe që kujdesen thellësisht për suksesin e përgjithshëm të komunitetit të tyre?

Duke shfrytëzuar udhëzimet dhe ekspertizën e profesionistëve globalë që ndajnë gjuhën, rrënjët dhe kontekstin kulturor, kompanitë mund të shkurtojnë kohën që u duhet për të gjetur, trajnuar dhe mbajtur talentet në tregjet e reja.

Nuk ndodh çdo ditë që njerëzit mund të bëjnë diçka të mirë për kompanitë e tyre përkatëse, bashkëpunëtorët e tyre dhe sektorët e tyre, ndërkohë që ndihmojnë në nivelimin e një fushe të pabarabartë të lojës globale.

Kur profesionistët e suksesshëm me origjinë nga jashtë vendit, kanë mundësi të ndajnë përvojën dhe dijet e tyre të fituara me vështirësi përmes mentorimit, udhëzimeve në karrierë dhe trajnimit, ato ndihmojnë që shkallët e karrierave të nesërme, të ngjiten më lehtë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: cojnedërgojnëdijeemigrantetmundparashtëpitë

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Sqarim/Ja si qëndron e vërteta mbi dënimin e Skënderbeut

Sqarim/Ja si qëndron e vërteta mbi dënimin e Skënderbeut

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja kush janë drejtuesit e rinj

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja kush janë drejtuesit e rinj

Shkëlzen Berisha: Balla, i dënuar po lëviz lirisht; tualet i Ramës

Shkëlzen Berisha: Balla, i dënuar po lëviz lirisht; tualet i Ramës







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com