Dy këngëtaret Elvana Gjata dhe Enca, kanë qënë dy personazhet që ka zgjedhur Ermal Mamaqi në filmat e tij.
Në “Dy gisht mjaltë”, pjesë e filmit ishte Elvana Gjata, e cila luante rolin e partneres së Ermalit. E ndërsa në projektin e radhës, ai ka zgjedhur Encën që luan në filmin “I Love Tropoja”.
I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Ermali ka zbuluar se Elvana ka marrë më shumë para. Ai ka thënë se këngëtarja e hitit “Me tana” ka xhiruar më shumë ditë se Enca.