Aktualitet

Shmanget tragjedia brenda familjes, ajo që i gjejnë 50-vjeçarit e ‘fundos’ fare 


               Publikuar në : 10:36 - 12/01/20 M S

Blutë e Lezhës kanë parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Z. K., 50 vjeç, pasi kërcënonte  bashkëshorten se do ta vriste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e agresorit, policia ka gjetur një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

Lidhur me këtë person, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë

Lezhë

Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Z. K., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT