E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Ekzekutimi/Xhulio Prela u nxor në pritë, familjarët: U telefonua nga dikush

Efektivi i FNSH, Xhulio Prela, është nxjerrë në pritë për t’u ekzekutuar. Familjarët shprehen se ai është marrë në telefon nga dikush, dhe më pas është nisur drejt Lezhës.

Martin Prela, i ati i viktimës ka folur për ‘Report Tv’, duke thënë se e ka takuar të birin mbrëmë dhe kanë darkuar së bashku. Më pas ai ishte nisur drejt Rinasit. Sipas të atit, Xhulio Prela rreth orës 00:00 ka dal nga shtëpia, pasi në 01:00 do të priste një mik.

“E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Rreth orës 00:00 ka dal nga shpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas. Nuk kemi asnjë hasmëri, Xhulio nuk fliste shumë për punën.

Puna edhe mund të jetë shkak, por nuk e di. Disa shqetësime mi pati thënë nga puna, presione, por përgjithësisht janë shqetësime që i kanë të gjithë policët. Ne nuk e dimë se nga ka ardhur”, tha i ati Martin Prela.

FNSH dhe RENEA janë duke krehur zonën, në kërkim të autorit apo autorëve të dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë, Xhulio Prela mëngjesin e sotëm në fshatin Gajush. Deri më tani janë shoqëruar në polici 15 të dyshuar, apo persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Xhulio Prela u gjet i pajetë në makinën e tij mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se ka qenë një plumb në zemër që i ka shkaktuar vdekjen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...