Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Ekzekutimi i rojes së pyllit, policia merr në pyetje dëshmitarët

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ekzekutimi i rojes së pyllit, policia merr në pyetje dëshmitarët

Mbrëmjen e 18 dhjetorit, në një pyll në afërsi të Liqenit të Badovcit, është gjetur një trup i pajetë. Pas hetimeve të policisë u kuptua se bëhej fjalë për rojën e pyllit, Nazmi Rarustemi, punëtor i Inspeksionit të Prishtinës. Në trupin e pajetë të Rrustemit u gjetën shenja nga arma e zjarrit, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij. Policia ka nisur intervistimin e dëshmitarëve lidhur me rastin, shkruan Gazeta Express

Kishte dalë në zonën të cilën e ruante zakonisht, por mbrëmja e së mërkurës ishte fatale për rojën e pyllit, Nazmi Rrustemi, që ishte njëri prej inspektorëve më të vjetër të Komunës së Prishtinës.

Në vendin e tij të punës, 63-vjeçari nga fshati Keqekollë e Prishtinës, u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Vetura e tij e punës ishte gjetur pak metra larg vendit ku ishte gjetur i vdekur Rrustemi.

E shkaqet e vrasjes së 63-vjeçarit janë ende të panjohur. Ndërkaq hetimet lidhur me vrasjen e Rrustemit janë ende në fazën fillestare.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express Zyra për informim e Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.

“Rasti është në fazën fillestare. Ka filluar intervistimi i disa personave në cilësinë e dëshmitarëve. Po punojmë me Prokurorinë për të zbardhur rastin”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Si ndodhi e tërë ngjarja

Fillimisht, lajmin e gjetjes së një trupi të pajetë në rrethana të panjohura, e kishte konfirmuar policia.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graçanicë – Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës. Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prishtinës, të enjten ka bërë të ditur për Express se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se Rrustemi është vrarë me armë zjarri.

“Në trupin e tij ka pasur plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ndërkohë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh e kishte konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje.

“Fshati Mramor, Prishtinë 18.12.2019-19:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në pyll viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ku shihet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori publik”, theksohet në raportin e policisë.

Gjatë të enjtes, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të forensikës si dhe të Policisë së Kosovës, për të bërë të gjitha analizat e nevojshme lidhur me rastin.

Për vrasjen e inspektorit të Komunës së Prishtinës, të enjten ka reaguar edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti iu ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë.

“Mbrëmë Drejtoria e Inspeksionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit. Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë. Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”, ka shkruar Ahmeti.

63-vjeçari Nazmi Rrustemi, baba i katër fëmijëve, është varrosur të premten në varrezat e fshatit Keqekollë të Prishtinës./GazetaExpress

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
SPAK merr kallëzimin e parë. Nisma “Thurje” denoncon koncesionin e sterilizimit

SPAK merr kallëzimin e parë. Nisma "Thurje" denoncon koncesionin e sterilizimit

“Nderi i qarkut Dibër për Haxhi Lleshin”, reagon ashpër Berisha: Agjent i UDB-së

“Nderi i qarkut Dibër për Haxhi Lleshin”, reagon ashpër Berisha: Agjent i UDB-së

“Të keqen e jurisë”, Turjan Hysko shpërthen ndaj Festivalit të Këngës

“Të keqen e jurisë”, Turjan Hysko shpërthen ndaj Festivalit të Këngës







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com