E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

“Të keqen e jurisë”, Turjan Hysko shpërthen ndaj Festivalit të Këngës

Moderatori i njohur, Turjan Hysko ka reaguar pas përfundimit të Festivalit të Këngës mbrëmjen e djeshme, ku fituese u shpall Arilena Ara.

Me anë të disa postimeve në Instastory, Hysko ka kritikuar jurinë për humbjen e Elvanës dhe mospërfshirjen e Era Rusit në treshen finale.

“Era Rusi nuk ishte as në treshe, Elvana Gjata nuk fitoi. Të keqen e ‘jurisë’”, u shpreh ai.

Në postimin tjetër moderatori shkruan se humbja e Elvanës është një mundësi e shkuar dëm për Shqipërinë, pasi sipas tij e gjithë Evropa do kërcente me këngën e saj.

Mbështeti Elvana Gjatën/ Arilena Ara ‘zhduk’ nga Instagrami Alketa Vejsiun

“Për një gjë të jeni të sigurt, Evropa do kërcente me Elvana Gjatën. Iku mundësia prej ‘jurisë’”, shkruan ai.

Arilena Ara u shpall fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Këngës, duke i dhënë asaj mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Në vend të dytë pas saj u rendit Elvana Gjata, ndërsa vendin e tretë e zuri Sara Bajraktari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...

COVAX do të shpërndajë 237 milion doza vaksinash në 142 shtete

Përfaqësues të programit të ndarjes së vaksinave COVAX thanë të martën se do të shpërndajnë 237 milion doza të AstraZeneca në 142 vende deri...

Lajçak nga Prishtina: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë së re

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e...

Koncesioni 100 mln euro për karburantet, PD dorëzon padi në SPAK

Përfaqësuesit e PD, Agron Shehaj dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata dorëzuan në SPAK padinë për koncesionine ri të qeverisë Rama në fushën...