Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i 32-vjeçarit, arrestohen dy persona. Policia zbërthen gjithë skemën

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ekzekutimi i 32-vjeçarit, arrestohen dy persona. Policia zbërthen gjithë skemën

Dy persona janë vënë në pranga, të dyshuar si përkrahës të autorëve të vrasjes së Albi Bashaliut. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur arrestimi i shtetasve me inicialet V. B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas, kanë kryer veprime aktive, për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e policisë për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

“Gjithashtu, në kuadër të kryerjes së veprimeve procedurale dhe thellimit të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë kriminale, në ndjekje e sipër të autorëve të dyshuar të veprës penale, më datë 28.12.2021, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë, Rrogozhinë, është gjetur automjeti tip “Volkswagen Caddy”, që ka qenë në përdorim nga viktima, shtetasi A. B.

Nga rrethanat e hetimit dyshohet se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Bashaliu u ekzekutua në fshatin Gjocaj në Peqin. 32-vjeçari ishte person me precedent penal, ndërkohë që vëllai i tij ishte arrestuar për një vrasje të ndodhur në muajin qershor të vitit 2021.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes. Kjo pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau me armë zjarri në muajin qershor Ylber Xhahysën. Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve është edhe djali i Xhahysës, Enriko Xhahysa 22-vjeç.

Burime policore bëjnë me dije se momentin e ekzekutimit të Albi Bashaliut, 22-vjeçari ka qenë në një lokal 150 metra larg vendit të ngjarjes. Albi Bashaliu nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

Sipas dëshmive në vendngjarje, autorët e kanë pritur 32-vjeçarin sapo ka dalë nga makina dhe e kanë qëlluar.

Tags: Albi BashaliuekzekutimgjocajPeqin

TË LIDHURA

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund
Politikë

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Next Post
BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

Bum infeksionesh nga Omicron, si paraqitet situata në botë

Bum infeksionesh nga Omicron, si paraqitet situata në botë

Jordani/Plas grushti në parlament mes deputetëve (VIDEO)

Jordani/Plas grushti në parlament mes deputetëve (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim
Showbizz

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

by mirseda
20:36 | 21/02/2026
0

Së fundmi, gruaja e Erik Lloshit ka folur për situatën që u krijua rreth hyrjes së tij...

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com