Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i 16-vjeçarit në Fier, shokon autori: E vrava sepse…

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

“E qëllova me thikë se po më shihte me inat. Nisëm të debatonim dhe pasi u përleshëm, unë nxora thikën dhe e qëllova. Ndodhi gjithçka shpejt dhe pa paramendim. Unë nuk doja ta vrisja. Jam shumë i penduar për atë çfarë ka ndodhur”.

Kështu është shprehur në Policinë e Fierit 17-vjecari F.Gega, nxënës në vitin e tretë në një nga gjimnazet e këtij qyteti. Ai ka dëshmuar në praninë e një psikologu, pasi gjendja e tij psikologjike ka qenë mjaft e ngarkuar.

Sipas burimeve të Policisë, adoleshenti ka shfaqur pendesë gjatë të gjithë kohës së marrjes në pyetje dhe ka qenë i përlotur. Në pyetje janë marrë edhe bashkëmoshatarët e 16- vjeçarit që u godit me thikë për vdekje, Denis Vrenozi.

Ata kanë dëshmuar në Polici se kishin qenë duke pritur në stacion për autobusin e linjës së fshatit të tyre Hoxharë e Vjetër, kur papritmas është afruar bashkëmoshatari i tyre dhe ka nisur të debatojë me Denisin.

Sherri ka qenë për motive që as ata nuk kanë qenë të qartë se pse nisi. “Ai (autori) ishte bashkë me një shokun e tij kur u afruan. Na shanë e fyen me fjalë dhe më pas autori nisi të përleshej me Denisin. Në këtë kohë ai 16- vjeçari nxori thikën dhe qëlloi shokun tonë. Askush nuk e mendonte se ai mund të kishte thikë me vete. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe askush nuk pati mundësi të evitonte këtë ngjarje”, janë shprehur gjatë marrjes në pyetje në Polici shokët e 16-vjeçarit, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë të këtij krimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 16:30 në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të Fierit. Viktima ka qenë duke pritur në një stacion autobusin për t’u rikthyer në fshatin e tij, kur është konfliktuar për motive banale me bashkëmoshatarin e tij, F.Gega.

Pas një sherri verbal mes tyre, ata janë konfliktuar edhe fizikisht dhe 17-vjeçari ka nxjerrë një thikë duke e qëlluar për vdekje. Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, për t’u vetëdorëzuar disa orë më vonë.

Ka qenë babai i tij, ai që ka arritur të lidhet pas ngjarjes së rëndë me të birin dhe e ka bindur atë të vetëdorëzohet në Polici. Në momentin e arrestimit, adoleshenti ka qenë mjaft i tronditur psikologjikisht dhe e ka pasur të pamundur të dëshmojë për ç’ka ndodhur.

Tags: “shokon”16-vjeçaritautorie vravaekzekutimifiersepse

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Fitore me ‘dhimbje’ për Barcelonën, dëmtohet Messi dhe rrezikon... (Video)

Ndryshon moti, nga e hëna do ulen temperaturat me rreth 7 gradë

Njihuni me super makinat e blinduara, edhe mafia do i kishte frikë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com