Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Eksperti amerikan trondit Metën: U kap në aferë 700 mijë euroshe, skenarët destabilizues po i shërbejnë Rusisë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eksperti amerikan trondit Metën: U kap në aferë 700 mijë euroshe, skenarët destabilizues po i shërbejnë Rusisë

Presidenti Ilir Meta vijon të marrë goditje të forta nga ndërkombëtarët. Prej javësh ai ka nisur një betejë të fortë me ambasadorët dhe reformën në drejtësi, por e shkuara e tij vijon të përbëjë jehonë në mediat e huaja.

Meta flet për drejtësi dhe kapje të saj, por për “Emergine Europe”, ai është ndër emrat që u fillua në afera dhe i shpëtoi ndëshkimit. “Emergine Europe” është një sajt mjaft i njohur me seli në Londër. Aty shkruajnë ekspertë të ndryshëm nga bota, duke treguar një qasje inteligjente ndaj zhvillimeve në Europë.

Së fundmi, një artikull është shkuar dhe për Shqipërinë dhe autor është Alon Ben-Meir, një ekspert mjaft i njohur amerikan në fushën e sigurisë dhe njëherësh profesor në Universitetin e Nju Jorkut.

Në artikull përmenden kërkesat e BE për të luftuar korrupsionin, ndërsa deklarohet se ky fenomen është shumë i zakonshëm dhe si shembull i pandëshkueshmërisë jepet videoja e famshme Meta-Prifti. “Korrupsioni në Shqipëri nuk është asgjë e re. Tetë vjet më parë, Ilir Meta, presidenti aktual, u shfaq në një video që u zbulua në media, duke diskutuar një ryshfet në shumën 700,000 euro me një ish-ministër tjetër, Dritan Priftin. Nga një ekspertizë e videos nga ekspertët britanikë dhe amerikanë, u deklarua se materiali ishte autentik, por gjykata më pas vendosi shqyrtimin nga ekspertë vendas, të cilët e nxorën jo autentike”, thuhet aty.

Ndikimi rus

Po ashtu, thuhet se vonesa e negociatave rrit rrezikun e kapjes së Shqipërisë nga Rusia e Turqia. “Edhe pse BE është e vetëdijshme se objektivat e Erdoganit dhe Putinit janë të çimentosin fuqinë e tyre në këto vende, të cilat drejtpërsëdrejti sfidojnë interesat dhe vlerat strategjike perëndimore, vonimi i këtij vendimi i vë këto vende në rrezik, pasi vonesa vetëm përparon interesat strategjike të dy rivalëve në Ballkani Perëndimor – Rusia dhe Turqia”, thuhet në artikull.

Në artikullin e medias britanike, theksohet se Rusia e Turqia janë duke shfrytëzuar krizat dhe korrupsionin endemik në Shqipëri e Ballkan për të rritur ndikimin e tyre. Sipas ekspertit amerikan, Rusia po bën për vete pushtetarët të korruptuar. “Por largimi i vendeve të Ballkanit nga BE i jep më shumë liri Rusisë dhe Turqisë për të mbështetur veten, pasi kanë punuar shumë për të forcuar lidhjet e tyre me rajonin.

Të dy, Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin shpresojnë të parandalojnë integrimin e Ballkanit në BE duke manipuluar elitat politike, kryesisht të korruptuara në këto vende”, thuhet në artikull. Më tej janë zbardhur dhe detaje se si rusët arrijnë të depërtojnë në Ballkan. Sipas ekspertit amerikan, ata ecin me plan të mirëmenduar.

“Turqia dhe Rusia kanë synuar Ballkanin prej disa vitesh tashmë, në një përpjekje për t’i bashkuar shtetet në sferat e tyre të ndikimit. Ata shfrytëzojnë gjendjen e tyre të keqe politike, duke investuar në projekte të mëdha kombëtare, të llogaritura në mënyrë strategjike për të pasur ndikimin më të madh ekonomik dhe politik në tregun financiar. Kjo dhe duke përdorur politikanë të kapur, për të bërë ofertat e tyre. Ndërsa Putin nuk e fsheh armiqësinë e tij ndaj aleancës perëndimore, dhe përpiqet të ulë interesat e tyre kudo që mundet, Erdogani dëshiron të luajë me dy porta. Ai dëshiron të ruajë anëtarësimin e Turqisë në NATO dhe me sa duket ende dëshiron të bashkohet me BE. Megjithatë, ai duket i gatshëm t’i minojë interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s në Ballkan”, thuhet më tej./Gazeta SOT

 

Tags: EkspertikorrupsioniMeta

TË LIDHURA

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici
Aktualitet

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

14:11 | 05/09/2025
Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.
Aktualitet

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

12:40 | 05/09/2025
Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit
Aktualitet

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Next Post
Video/ Kim Jong-un e zë gjumi në mes të ceremonisë

Video/ Kim Jong-un e zë gjumi në mes të ceremonisë

Disa këshilla para se të laheni në pishina

Disa këshilla para se të laheni në pishina

Blendi Fevziu nxjerr blof 3 prezantueset e njohura shqiptare: I kanë bërë buzët njësoj (foto)

Blendi Fevziu nxjerr blof 3 prezantueset e njohura shqiptare: I kanë bërë buzët njësoj (foto)

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori
Kosovo

Kushtetuesja ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës nga 5-30 shtatori

by mirseda
14:25 | 05/09/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin...

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

15-vjeçarja nga Lushnja e zhdukur prej 6 ditësh, e ëma ngre alarmin në Polici

14:11 | 05/09/2025
Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

12:40 | 05/09/2025
Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com