E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Ekspertët, heronjtë e vërtetë të epokës së koronavirusit

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Nga: Matina Stevis-Gridneff  “The New York Times”

Po të mos ishte për periudhën e distancimit social, njerëzit do t’i ndalonin në rrugë për të bërë selfi. Në vend të kësaj të fundit, ata marrin mijëra mesazhe lavdërimi në mediat sociale. Të tjerët shfaqen çdo ditë në televizion. Të famshëm e rinj në të gjithë Evropën sot nuk janë aktorët, këngëtarët apo politikanët.

Përkundrazi, janë epidemiologët dhe virologët, ata që janë bërë tani emra familjarë, pasi e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në një lloj anonimiteti virtual. Ndërsa infermierët dhe mjekët po trajtojnë pacientët në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, epidemiologët dhe virologët që e kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës në salla leksionesh dhe laboratorësh, janë bërë burimet më të besuara të informacionit në një epokë të pasigurisë së madhe, politikës divergjente, dhe dezinformimit të bollshëm.

Pas një periudhe të gjatë të reagimit popullor kundër ekspertëve dhe ekspertizës, shoqëritë e rrethuara nga karantina e koronavirusit dhe të dëshpëruar për fakte reale, po u drejtohen këtyre ekspertëve për përgjigje, duke i shndërruar ata në heronj kombëtarë.

“Gjatë një krize, heronjtë janë në pararojë, pasi shumë prej nevojave tona themelore njerëzore janë të kërcënuara, përfshirë nevojën tonë për siguri, kuptim, qëllime, vetëbesim dhe ndjenjën e përkatësisë me të tjerët”, thotë Elen Kinsella, profesore e psikologjisë në Universitetin Limerik në Irlandë, që ka studiuar rolin e heronjve në shoqëri.

“Heronjtë ndihmojnë për të përmbushur, të paktën pjesërisht, disa nga këto nevoja themelore njerëzore”-shton ajo. Shkencëtarët-heronj që po dalin nga kriza e koronavirusit, kanë rrallë karizmën e dukshme të liderëve politikë. Por ato po shfaqin një ekspertizë të thellë, dhe ndonjëherë edhe dhembshuri.

Në Itali, deri tani vendi me më shumë të vdekur nga koronavirusi, heroi është dr.Masimo Gali, drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar “Luigi Sacco” në Milano. Ai u bë shpejt një fytyrë e njohur në emisionet televizive italiane, duke dhënë informacione të vlefshme mbi armikun e panjohur.

Ai e quajti distancimin social si “nënën e të gjitha betejave”. Gjatë kësaj kohe, ai punon intensivisht edhe në laboratorin e tij, për t’i ndihmuar kolegët tij në kërkimet mbi kurrën ndaj koronavirusit. Në Greqi, një vend deri më tani i kursyer nga një valë epidemike e madhe, të gjithë rreshtohen para ekranit të televizorit, për të ndjekur çdo pasdite në orën 6 profesor Sotirios Ciodras.

Mesazhet e tij, janë të kuptueshme nga të gjithë, dhe ai mbështetet shumë mbi shënimet vetjake, ndërsa përditëson qytetarët mbi shifrat e fundit të atyre që janë konfirmuar si të sëmurë me Covid-19, që janë shtruar në spital, apo që tashmë kanë vdekur.

Ndonjëherë, ofron këshilla praktike: 4 katër lugë çaji zbardhues për 1 litër ujë, me të cilin mund të spërkatet çdo sipërfaqe për t’u dezinfektuar. Dhe nxiton të hedhë poshtë dezinformatat: Zyrtarët nuk e dinë ndikimin ende ndikimin që ka ibuprofeni mbi të sëmurët me koronavirus.

Me një karrierë të gjatë, i specializuar mbi sëmundjet infektive në Universitetet e Harvardit, Masaçusetsit në SHBA dhe gjetkë, profesori Ciodras ka mbikëqyrur vendosjen e disa prej masave më të forta kufizuese në Evropë, që duket se po funksionojnë.

Lexo edhe :   Në kërkim të vaksinave
Lexo edhe :   Ylli i Milanit rezulton pozitiv me koronavirus

Greqia numëronte deri të dielën vetëm 68 të vdekur, që nga fillimi i epimdemisë. Ndërkohë, Belgjika, që ka thuajse të njëjtën popullsi, pak më shumë se 10 milionë, ka regjistruar 1.283 viktima. Ndërkaq, doktor Kristian Drosten është shfaqur si zëri i arsyes shkencore në Gjermani, ku ndikimi i virusit po ndihet shumë, edhe pse me një normë relativisht të ulët të vdekshmërisë.

Shumë i respektuar mbi njohuritë e shumta, dhe për gatishmërinë e tij për t’i ndarë ato me kolegët, ai nuk ka kërkuar kurrë vëmendjen e vëmendjes.

Kolegët e kanë përshkruar atë si një hero të heshtur. Por prej javësh, Drosten, shef i virologjisë në spitalin kërkimor universitar “Charité’ në Berlin, është bërë një nga ekspertët më të kërkuar në emisionet televizive gjermane. Vetë kancelarja Angela Merkel dhe ministri i saj i shëndetësisë, Jens Shpan, i kanë kërkuar dr.Drosten të konsultohet me ta për reagimin ndaj krizës.

Edhe pse ai deklaroi për “Die Zeit”: ”Unë nuk jam politikan, por një shkencëtar, dhe jam i lumtur të shpjegoj atë që di. Arritjet shkencore, duhet t’u komunikohen të gjithëve në mënyrë transparente, në mënyrë që të gjithë të mund të kemi një ide mbi situatën. Por unë jam gjithashtu i sinqertë për ato që nuk di”- deklaroi Dorsten.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, dr.Entoni Fauçi, një imunolog i respektuar, drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka tashmë statusin e një vipi. Por ai është avokati më i ashpër i administratës Trump i rregullave të distancimit social. Ndërkohë mbështetës së ekstremit të djathtë, e akuzojnë atë se po tenton të minojë pozitën e presidentin Trump.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, kërkoi nga Departamenti i Drejtësisë agjentë shtesë për ta mbrojtur ekspertin, teksa ai ka marrë ditët e fundit kërcënime me vdekje. Ashtu si me të gjithë heronjtë e dalë nga radhët e shoqërisë gjatë një krize, disa shkencëtarë gjithashtu janë sëmurur edhe vetë në krye të detyrës.

Në Spanjë, vendi më i goditur në Evropë pas Italisë, dr. Fernando Simon është një figurë heorike. Drejtori i qendrës së emergjencës shëndetësore në Spanjë, ai del çdo ditë në ekran për të informuar qytetarët më të dhënat e fundit. Simon rezultoi pozitiv me Covid-19 gjatë fundjavës, ndërsa mijëra njerëz i uruan shërim të shpejë.

Në Britani, Neil Ferguson, matematikan dhe epidemiolog, u bë i njohur për publikun e gjerë për modelimin e përhapjes së epidemisë. Ai u prek nga koronavirusi në muajin mars. Puna e tij, e nxiti qeverinë britanike të shtrëngonte masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Të pamësuar me vëmendjen e madhe ndaj çdo fjale dhe veprimi të tyre, disa nga “baballarët” e rinj të kombit, e kanë gjetur veten në mesin e kritikave të ashpra. Profesori Ciodras u kritikua nga disa në Greqi, pasi kërkoi nga Kisha Ortodokse Greke pezullimin e shërbesave fetare.

Ndërkohë dr. Drosten në Gjermani, u kritikua kur e kundërshtoi në fillim mbylljen e shkollave dhe qendrave të kujdesit ditor për të moshuarit. Por pavarësisht këtyre episodeve, Kinsella thotë se këta heronj ofrojnë “qartësi gjatë kohërave konfuze”.

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...