E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Efektivi u vra nga djali 7-vjeçar, shoku: Ishte aq krenar sa nuk përkulej kurrë

Shoku i Roland Bicerrit, efektivit të policisë që u vra aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar teksa po luante bilardo me miqtë, ka rrëfyer momentet e fundit me të ndjerit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Freard Rista ka treguar edhe për batutën që ka shkëmbyer me Bicerrin.

Ndër të tjera, Freardi shkruan se miku i tij i ndjerë  ishte djalë krenar që nuk përkulej kurrë.

“Duheshin 4 duar që ta ulnin të tijën, 4 burra që ta rrëzonin në tokë. Vetëm plumbi mund ta ndalonte. “Ke filluar të merresh me politikë”, më tha kur na u bashkua në kafe. Tre herë u bëra gati të ikja se më prisnin, dhe tre herë më mbajti me zor se donte të luanim. Kam 20 vjet që luaj bilardo, gati përditë, por hera e fundit ishte dje me të.

Lojën që na e la përgjysmë ajo krisëm, do ta mbarojmë një ditë kur ta takoj, dhe deri atëherë nuk do luaj më me asnjë. Ishte djalë kampion. Ishte aq krenar saqë dhe kur ulej në karrige e kishte për zor, se e mbante trupin drejtë e gjoksin para dhe nuk i ulej askujt. Nuk ma mori mendja se do gjunjëzohej një ditë para meje dhe Klajdit.  Para se të binte në duart tona më pa në sy, moment që s’do ta harroj sa të kem jetë. Dhe pse ia ndjeja duart e ftohta, kisha shpresa se do jetonte.

Deri kur më tha doktori “JO“, isha i bindur se ishte gjallë. Më “mashtroi” disa herë sepse po reagonte dhe mendova se po më dëgjonte dhe po luftonte me vdekjen, por ai po nxirrte frymën e fundit. Shpirti iu prehtë në paqe dhe i dhëntë forcë familjes Bicerri. Djali i tyre do të na mungojë të gjithëve, me shakatë e tij dhe gatishmërinë e pashoq për të bërë vetëm ndere. Nuk prishi kurrë qejf me asnjë. Qofsh I Parajsës komshi, mik o shok”, shkruan ai.

Lexo edhe :   Afganistan, qëllohen për vdekje dy gjyqtare
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano” por edhe logon që nga stema...

A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Nga: Ekaterina Kotrikadze “Project Syndicate” Aleksei Navalni është gati të trazojë ujërat në muajin më “dembel” në Rusi. Ashtu si në kohën e Bashimit Sovjetik,...

SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Një burrë i cili ishte i frikësuar për të kryer një fluturim për shkak të pandemisë së koronavirusit, jetoi i fshehur në një zonë...

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid, 4 viktima

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Studimi/ Një në tetë pacientë të shëruar nga Covid-19 vdesin brenda 5 muajve

Pothuajse një e treta e pacientëve të shëruar nga Covid19  përfundojnë përsëri në spital brenda pesë muajve, dhe një në tetë prej tyre vdesin...