E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Suedia mbyll kufijtë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

Suedia nuk do të lejojë hyrjen e shtetasve nga Britania e Madhe dhe Danimarka, për shkak të shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit në këto vende.

Ky vendim vjen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, kur Suedia as që kishte menduar për mbylljen e kufijve.

“Mutacioni i virusit është konfirmuar në Danimarkë dhe disa vende të tjera. Por, Danimarka ka pësuar një përhapje të madhe kohët e fundit , ndaj dhe duhet të shtojmë kujdesin, sidomos në të gjitha qendrat tregtare gjatë Krishtlindjeve dhe festave,” tha Ministri i Punëve të Brendshme, Mikael Damberg.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) aktualisht nuk ka asnjë provë që tregon ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes.

Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda kanë vendosur të gjitha kufizime të udhëtimit disa herë gjatë pandemisë në Suedi, e cila ka parë një numër shumë më të lartë të vdekjeve sesa pjesa tjetër e Nordikëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...