E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Si u vranë në pak sekonda dy vëllezërit Olldashi (Detaje)

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë të 2 vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi, në Maliq të Korçës.

Dy vëllezërit, një ditë para se të humbnin kontaktet me familjen e tyre, kanë biseduar me 11 persona, shtetas këta që janë shoqëruar në polici dhe u është marrë deklarim, si individë që kanë dijeni mbi ngjarjen, raporton gazetari Elton Qyno.

Nga ekspertiza mjekoligjore, mësohet se ata janë qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt. Martini është qëlluar pas koke pranë veshit të majtë, ndërsa Andrea me një plumb në zemër.

Mes personave që janë marrë në pyetje është dhe e dashura e njërit prej vëllezërve Olldashi, me iniciale K.Hoxha, e cila nuk ka dhënë fakte në interes të këtij hetimi. Ndërkohë gjatë kësaj faze nga data 8 dhjetor 2020 kur është zbuluar ngjarja dhe deri më sot, janë marrë në pyetje lidhjet shoqërore të 2 viktimave si I.B, E.N, D. D, si dhe dy kushërinjtë e vëllezërve të vrarë, shtetasit A.O dhe A.O.

Trupat e pajetë të dy vëllezërve Olldashi nga Pogradeci, u gjetën më 10 dhjetor të këtij viti në një kanal kullues, pranë një are në Maliq të Korçës, tre ditë pas largimit të tyre nga banesa.

Andrea dhe Martin Olldashi, 31 dhe 33-vjeç rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje të banesave, gjobëvënie ndaj bizneseve si dhe trafik të narkotikëve. Një tjetër ngjarje e rëndë për të cilën ata ishin arrestuar më parë, është vendosja e tritolit në një lokal në vitin 2012.

Lexo edhe :   Video/ Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...

Pas Çomos, edhe Bino kandidate e PS për deputete? Përgjigjet shefja e ISHP

Kryeministri Edi Rama bëri një lëvizje të papritur, ku dy ditë më parë ftoi drejtoreshën e infektivit, Najada Çomo të bëhet pjesë e politikës,...