Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Edi Rama, mbreti lakuriq i 21 Janarit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Edi Rama, mbreti lakuriq i 21 Janarit

Nga Bardhi Quku/Kryeministri Edi Rama është përpjekur sërish që të justifikohet për procesin e reformës në drejtësi dhe mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet deri më sot, përfshi edhe 21 janarin e pazbardhur.

Nga foltorja e Kryeministrisë Rama u sfilit për të gjetur një alibi mbi katër viktimat e 2011-s, kur përballë kishte familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtarjt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Në fjalimin e tij prej 40 minutash Rama kishte listuar edhe armiqtë që nuk po e lënë të bëjë Reformën në Drejtësi dhe për rrjedhojë të zbardhë edhe 21 Janarin, për të cilin është përbetuar vazhdimisht, por askush nuk është dërguar përpara drejtësisë.

U mundua aq shumë, si zakonisht, që ta paraqesë veten si i “kulluari” në misionin e tij për të bërë të mundur realizimin e plotë të kësaj reforme kur vuri përballë vetes një listë të plotë armiqsh.

Ashtu si vetë Don Kishoti, vetëm se në këtë rast edhe vetë Rama është pjesë e asaj liste që lexoi në sytë e ngulitur fort tek ai të familjarëve të viktimave fatkeqe të 21 janarit.

 “Në këtë luftë ka njerëz të pushtetshëm të pasur dhe shumë të pasur të vendosur të bëjnë çmos, më shumë se të pamundurën për të ruajtur kokën e tyre, duke e penguar zbatimin e këtij projekti kombëtar ardhmërie.  Janë politikanë, gjykatës, prokurorë, zyrtarë, biznesmenë, botues të falimentuar, komentatorë të mirëpaguar, fuqi të huaja apo spiunë të tyre e të tjerë akoma. Dhe nuk janë akoma të mundur”, nxitoi të justifikohej si për të kryer ritualin e çdo viti kur data i qëllon 21 Janar.

Një datë që sa herë e sheh në kalendar dhe sa herë hedh sytë nga dritarja e Kryeministrisë e bën të gëlltitet.

Megjithatë, duket se është mësuar me këtë proces fiziologjik, kur e kap aq shpesh turravrapi për të gjetur alibinë e radhës dhe bën gati listën me armiqtë që ia kanë prerë duart që të bëjë drejtësi.

Një narrativë politike shumë e njohur kjo për veshin e njerëzve, të cilëve propaganda komuniste u shpëlante trurin me teza të tilla duke gjetur armikun e jashtëm sa herë mund të vihej në pikëpyetje regjimi enverist.

Ndaj Rama guxoi sot të përdorë këtë narrativë të neveritshme përpara familjarëve të 21 janarit.

Ishte një përpjekje e shëmtuar për t’u mbuluar me “gjethe fiku”, gjethet e të cilave i kanë rënë prej kohësh. Ndërsa tani shëtit si mbreti lakuriq i Andersenit.

Në këtë shëtitje nuk është i vetëm, por ecën bashkë me shkaktarët e kësaj ngjarjeje, dhe me ata që shkrepën këmbëzën drejt katër qytetarëve të thjeshtë, të cilët Rama i kishte thirrur me një motiv përtej politikës. Por, që për fat keq përfunduan në mish për top dhe u bënë kali i betejës së Ramës për të ardhur në pushtet.

Ai ngjiti godinën e Kryeministrisë në mënyrën më të turpshme, kur hyri në shtrat me Ilir Metën.

Ndërsa ky i fundit pas braktisjes së LSI-së dhe ngujimit të tij prej murgu në Presidencë lëshon shantazhe se as “fuqitë jashtëtokësore”  nuk mund ta prekin, jo më Rama.

Por kryeministri “misionar” është aq i babëzitur për pushtet, sa është i gatshëm që të bëjë paktin e radhës, siç e ka treguar gjithmonë dhe të hedhë valle mbi katër viktimat e 21 janarit.  

Edhe pse nuk rresht së thëni çdo vit se do të bëjë drejtësi mbi këtë ngjarjeje, por ja që nuk e lënë agjenturat e huaja.  

Ndaj sot Rama gjeti alibinë dhe ia hodhi të përcjellë familjarët e viktimave kur përballë godinës prej së cilës dolën 4 fishekët e Berishës përshkoi nën shi me makinën e tij ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha, si duket për t’i hedhur një sy vendit nëse skena e të shtunës së ardhshme do t’i ngjajë asaj të 21 janarit të 2011-s.    

Ndërkohë Rama vijon ecejaket e tij ashtu si mbreti lakuriq i Andersenit duke u tundur me listën e armiqve në dorë. 

TIRANA TODAY

Tags: 21 JanaritBerishaedi ramaFamiljarëtilir metalakuriqlsilulzim bashaMbreti

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post

Tirana “bekon” zaptimin e hapësirave publike

Zhgënjen iPhone X, Apple do të ndërpresë prodhimin

Zhgënjen iPhone X, Apple do të ndërpresë prodhimin

Denoncimi/Berisha: Kush është çifti i avokatëve që po rrjep qytetarët

Denoncimi/Berisha: Kush është çifti i avokatëve që po rrjep qytetarët

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com