Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të dalë sot para gjykatës, e ndërsa i vëllai i tij kërkon mëshirë për të mos u dënuar me burgim të përjetshëm. Kastriot Hasalla i vetëdorëzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në Lushnje, ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet ti komunikohet masa e arrestit. Vëllai i tij ka thënë se frika më e madhe ka të bëjë me hakmarrjen, e ndërsa me kushërinjtë ende nuk ka komunikuar.

“Dua mëshirë, jo me burgim të përjetshëm, por edhe pala tjetër e ka viktimën sepse dhe ai u fut në dhe djalë i ri dhe ai. Edhe ai bir nëne është ka lënë një fëmijë dhe një grua dhe se dëshiroj kurrë që të shkonte në atë fazë po kjo punë arriti.

I trembem hakmarrjes, se çfarë nuk bën vaki. Unë nuk e di se kur do të vijë vdekja, se po ta dija do thoja hajde më merr mua. S’kam kontaktuar me palën tjetër. Do shkoj të kontaktoj, le të më vrasin, nesër apo pasnesër do shkoj, duart do i lidh sipas zakonit do i then më vra ose mi zgidh, do shkoj ta ngushëlloj. Po të dojë të më vrasë, po do shkoj”, tha ai.

Autori: S’kam besim tek policia

33-vjeçari Kastriot Hasalla, i cili qëlloi në drejtim të kushëririt të tij Romeo Hasallës, duke e lënë të vdekur pas një konfliktit për tokën, u dorëzua në 31 korrik në policinë e Lushnjes. Dy ditë pasi policia e kërkonte për vrasjen e 30-vjeçarit, ai vendosi të dorëzohej përmes avokatit të tij, pasi është shprehur se nuk ka besim te policia.

Gazetarja: Pse u dorëzuat te avokati dhe jo te policia?

Kastriot Hasalla: Në polici nuk kisha besim, se nuk ka drejtësi. Për çfarë kam bërë mbaj përgjegjësi deri në fund. Çuni duhet të lirohet me gjithë vëllain, se nuk ka përgjegjësi fare. Unë kam qëlluar, mbaj përgjegjësi deri në fund. Mjetet e mia duhet të lirohen, se nuk e kanë bërë mjetet krimin, ka thënë ai më herët.

Avokati: Hasalla e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike

Lidhur me vetëdorëzimin në polici ka folur edhe avokati i tij, Ilir Dervishi, i cili tha se Hasalla e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike, pasi jeta e djalit të tij është kërcënuar nga pala tjetër me armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 29 korrikut në Garunjas të Lushnjes. Autorët e dyshuar të ngjarjes u përplasën me viktimën, vëllezërit e tij dhe babain e tyre. Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia, dhe është baba i dy fëmijëve.

Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën, teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët. Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet”, dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. /Tirana Today

Tags: HakmarrjeKastriot HasallaLushnje

TË LIDHURA

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit
Aktualitet

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit

20:19 | 11/12/2025
Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar
Politikë

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

20:14 | 11/12/2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë
Politikë

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

19:57 | 11/12/2025
Next Post
Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Kaosi me Albcontrol/ Baçi: Qeveria të zgjidhë situatën dhe jo të arrestojë

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit
Aktualitet

FNSH zbarkon në Vlorë! Kontrolle në disa banesa dhe pika të qytetit

by mirseda
20:19 | 11/12/2025
0

Një aksion me fokus kontrollin e disa banesave është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e...

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

Berisha: Protesta kombëtare për fitoren e merituar

20:14 | 11/12/2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

Lamallari uron kreun e ri të SPAK dhe premton bashkëpunim institucional nga Ministria e Drejtësisë

19:57 | 11/12/2025
Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër, pritet nga mbështetës e demokratë

Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër, pritet nga mbështetës e demokratë

19:41 | 11/12/2025
Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

19:12 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com