Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

1 vit ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat, Llogara dhe zona të tjera. Në qytetin e Gjirokastrës u shënua viktima e parë, dhe një e dëmtuar nga zjarret pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit në fshatin “Asim Zeneli”. 64-vjeçari Andrea Haxhiaj humbi jetën nga asfiksia, ndërsa bashkëshortja e tij 57-vjeçe është në gjendje të rëndë. Situata në Lunxheri duket se ka qenë mjaft kritike, ku Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kërkoi bashkëpunim të banorëve me strukturat shtetërore, për të zbatuar urdhrin e evakuimit në 3 fshatra të rrezikuar, “Krin”, “Asim Zeneli” dhe “Arshi Lengo”.

Pasi lajmëroi për shuarjen e vatrave të zjarrit në Gjirokastër, një tjetër vatër u ndez në mesditë. Ministri Peleshi u shfaq në Dukat të Vlorës. Ai ishte krah kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, me të cilin dihet që kryeministri i ka shpallur ‘luftë’ të hapur. Sikundër duken edhe nga pamjet e shpërndara në faqen e Facebook-ut të Peleshit, kryebashkiaku Leli shfaqet në krahë të tij. Mbetet për tu parë se cili do të jetë reagimi i Ramës.

Në një intervistë të dhënë në muajin korrik, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka shmangur përplasjen e tij me Edi Ramën. Pavarësisht se Rama e ka quajtur edhe “të vdekurin e Bashkisë”, Leli nuk është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, por ka thënë se i ka parë kritikat si një promovim për Vlorën.

Duket se ka pasur një lloj hatërmbetje me ju? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje.

Dritan Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.

Nuk ka asnjë hatër mbetje në lidhje me këto zërat kundër?

Dritan Leli: Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull, hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim.

Leli edhe më herët është munduar që të mos i hedhë “benzinë zjarrit”. Kryetari i Bashkisë, në një intervistë për mediat, ka folur mbi shqetësimet e bizneseve në Vlorë, për çështjen e muzikës duke thënë se krijohet ndotje akustike.

Leli ka mbajtur të njëjtën linjë si kryeministri Rama, ku tha se si bizneset ashtu edhe policia duhet të jenë në respekt të ligjit, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve në uljen e muzikës, që sipas tij, në shumë raste krijon probleme dhe kakofoni për turistët. /Tirana Today

Tags: Dritan Leliedi ramaNiko Peleshivlore

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Luiza Gega përfundon garën e 3000 metrave me pengesa, në çfarë vendi u rendit

Helikopterë për fikjen e zjarrit, Leli: E keqja janë zjarrvëniet e qëllimshme 

Helikopterë për fikjen e zjarrit, Leli: E keqja janë zjarrvëniet e qëllimshme 

JU REKOMANDJOMË

Vasili ashpërson gjuhën: Presim Ramën të flasë tra*llëkun e radhës

Vasili ashpërson gjuhën: Presim Ramën të flasë tra*llëkun e radhës

4 vjet ago
Çfarë do ndodhë në 2 mars? Meta tregon si do veprohet

Si e përjetoi testin? Meta tregon rezultatin për koronavirusin

3 vjet ago
Lideri i Shtetit Islamik “është ende gjallë”

Lideri i Shtetit Islamik “është ende gjallë”

5 vjet ago
Sekretet e Bllokut

Sekretet e Bllokut

4 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com