Bukuroshja Armina Mevlani ka bërë publike një foto, bardh e zi, nga ku ka ndarë dhimbjen për pasojat e rënda që la tërmeti në vendin tonë.
Blogerja e njohur ka përcjellë një mesazh në anglisht, ndërsa ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në Instagram.
“E lëndova veten sot, për të parë nëse akoma ndjej…”. Në këtë formë ajo ka reflektuar tronditjen, pas shkatërrimit në masë nga tërmeti, ku për pasojë vdiqën 51 persona.