Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku falenderon këngëtaren për solidaritetin e shprehur.
“I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërore, e cila ka vendosur zemrën e saj në aksion për të ndihmuar rikthimin në normalitet të jetës së banorëve të prekur rëndë nga tërmeti.
Shumë faleminderit Bebe Rexha për këtë solidaritet, për ndihmën konkrete për të rindërtuar dy shtëpi të shkatërruara në Bubq dhe Bizë (Ishëm), dhe mbi të gjitha për sensibilizimin që po i bën opinionit ndërkombëtar për t’i kthyer sytë nga kjo tragjedi dhe për përballimin e kësaj krize humanitare.
Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve”, shkruan Meta.