Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

E trishtë/ Burri u dënua me vdekje 10 ditë para martese, ajo e priti 14 vjet

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
E trishtë/ Burri u dënua me vdekje 10 ditë para martese, ajo e priti 14 vjet

“Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të dashurisë mes një çifti. Ata kanë kaluar mjaft pengesa, por dashuria e tyre e sinqertë arriti të triumfojë. Meliha Muça, 86 vjeç, ka treguar në studio se kur ishte 16 vjeç familja e fejoi me mblesëri. Çifti e pëlqeu njëri-tjetrin dhe vendosën që pas një viti të martoheshin, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu si ata e kishin menduar.

10 ditë para martesës, Ismaili arrestohet për politikë dhe dënohet me vdekje nga regjimi i asaj kohe. Lajmi ishte tronditës për Melihanë, e cila çdo ditë zgjohej me frikën se ndoshta ishte dita, kur vendimi për të fejuarin e saj do realizohej.

Pas 3 muajsh, vendimi për të ndryshon dhe ai dënohet me 25 vite burg. Meliha tashmë kishte presionin e të afërmve të saj, që të prishte fejesën me Ismailin, por ajo vendosi të dëgjonte zemrën dhe ta priste. Edhe nëse ai nuk dilte nga burgu, Meliha vendosi të mos martohej me asnjë person tjetër, por të qëndronte e vetme deri në fund të jetës.

Mirela Milori: Si ndodhi njohja me bashkëshortin tuaj?

Meliha Muça: Ne na fejuan, unë isha në moshën 16 vjeç dhe ai ishte 4-5 vjet më i madh se unë. Na fejuan me shkuesi. Familjet na u kombinuan, një fejesë e bukur.

Mirela Milori: Në çfarë viti u fejuat?

Meliha Muça: Në vitet ’50. Ai vinte fshehurazi të tjerëve, se ishte opinioni atëherë, se dhe babain e kisha shumë fanatik. Erdhi koha të martoheshim, kishim dhe një javë, ndamë edhe ftesat, morëm dhe ushqimet të bënim dasmën. 10 ditë përpara thanë që është arrestuar. Në fakt mua nuk më thanë menjëherë. Çfarë ka që s’vjen Ismaili? Se ishte në Pukë. Më thanë që e kanë marrë për ta pyetur. Prit, prit, atë e mbajtën brenda, e futën në gjyq, pas 3 muajve e dënuan për vdekje, me pushkatim. Mua nuk më thanë.

Mirela Milori: Për çfarë akuze?

Meliha Muça: Për politikë! Në atë kohë, ata njerëz nuk e kanë lënë të ecte përpara. Një ditë prej ditësh, kishim një qiraxhi tek familja jonë dhe i thonë nënës: Pse nuk më ke thënë se e kanë dënuar Ismailin për vdekje? Mua më ra të fikët. Sa e mora vesh, unë nuk flija gjithë natën, rrija në dritare, kur do zbardhte drita dhe mos e pushkatojnë dhe dilja shikoja letrat mos i kishte dalë emri për pushkatim. Mbas 3 muajve thotë burri që i merrnin nga një nga dy dhe i pushkatonin. Ishin në një dhomë me këmbë dhe duar të lidhura. Me anë të miqve ia falën jetën, e dënuan 25 vjet. Pastaj më thanë mua çfarë do bësh? Mua më vinte keq, kur më thonin çfarë do bësh. Unë iu thosha jam destinuar për të dhe ai për mua, unë do të rri. Nëse kemi fat ai do dalë, nëse jo ai do shkojë në botë tjetër dhe unë do pres derisa të shkoj dhe unë.

Mirela Milori: Pra nuk e ndave? The do ta pres?

Meliha Muça: Po! Më thoshin njerëzit ti je e re, nuk ke asnjë defekt, asnjë gjë. Pse rri kështu? Unë do rri i thoja dhe mos ma përmendni më këtë punë.

Mirela Milori: Pse e more këtë vendim? Sa kohë kishe ti që e njohe atë? Sa zgjati fejesa?

Meliha Muça: Kishim një vit, një vit e gjysmë gati.

Më tej, Meliha tregon se e ka pritur Ismailin për 14 vite dhe ka kaluar mjaft sakrifica për ta takuar, madje ka shitur edhe gjakun e saj.

Meliha Muça: S’ishim shumë mirë ekonomikisht, shkoja fshehurazi shisja gjakun që të takoja Ismailin. Nuk i tregoja as babait, as vjehrrës. Babait i thoja do shkoj se do i paguajë lekët vjehrra, kurse vjehrrës i thoja do i paguajë babai lekët. Unë shkoja shisja çdo tre muaj gjak që të shkoja ta takoja. E kam pritur.

Mirela Milori: Sa vjet burg bëri?

Meliha Muça: 13 vjet burg!

Mirela Milori: 13 vjet burg e prite?

Meliha Muça: Kam pritur 14 vjet, kam ndenjur e fejuar!

Mirela Milori: Ke ndenjur 1 vit fejesë dhe 14 vite e prite!/tvklan.al

 

Tags: 14 vjetdenimpritje

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
“Të armatosur deri në dhëmbë”/ Banda sulmon gjykatën dhe liron liderin (VIDEO)

"Të armatosur deri në dhëmbë"/ Banda sulmon gjykatën dhe liron liderin (VIDEO)

EMRAT/ Kush janë dy personat që OFL iu kërkoi deklarim pasurie

EMRAT/ Kush janë dy personat që OFL iu kërkoi deklarim pasurie

Vlorë/ Sekuestrohen 4 mjete të blinduara

Vlorë/ Sekuestrohen 4 mjete të blinduara







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com