Bota

“Të armatosur deri në dhëmbë”/ Banda sulmon gjykatën dhe liron liderin (VIDEO)


               Publikuar në : 14:55 - 14/02/20 Gentjan Progni

Narkotrafikanti më i rrezikshëm i Hondurasit, Alexander Mendoza, i njohur si “El Porky” sapo kishte mbërritur në gjykatë, ku do të zhvilloj një gjyq ndaj tij.

Vetëm pak minuta pasi ai ka shkelur në gjykatë, persona të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur me uniforma policie dhe ushtrie sulmuan gjykatën. Tym, gëzhoja dhe panik. Ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të Hondurasit në gjykatën e El Progresos.

Sipas raportimeve, të paktën 4 policë mbetën të vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e sulmit nga një nga bandat më të dhunshme në Amerikën Qendrore. Pas përplasjeve me armë, bosi i MS-13 u arratis.

Presidenti Hernandez ofroi një shpërblim 80 mijë dollar për këdo që jep informacion që do të çonte në arrestimin sërish të Mendozës.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT